Politike

Çfarë nuk u pa nga VIDEO live e Bashës, Xhelal Mziu pyetje epike si qytetar i thjeshtë. Kush ishin VIP-at që e ndoqën

Mund të themi se video e Bashës ka bërë bashkë politikën, ku ndjekësit ishin si nga maxhoranca, opozita dhe opozita parlamentare.
Featured image of article: Çfarë nuk u pa nga VIDEO live e Bashës, Xhelal Mziu pyetje epike si qytetar i thjeshtë. Kush ishin VIP-at që e ndoqën Lulzim Basha, Xhelal Mziu dhe komenti

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët, ku u është përgjigjur disa nga pyetjet që ata i drejtonin.  Gjatë komunikimit të tij Basha është ndjekur nga qytetarë të ndryshëm, por dhe nga politikanë mbështetës së tij, po ashtu dhe kundërshtar.

Komeni i Mziut

Mes atyre që e kanë ndjekur që nga fillimi, ka qenë  Ervin Koçi ish-deputet i Partisë Socialiste si dhe Blerina Gjylameti, deputete e PS.

Valbona Mezini

Por një nga personat që ka rënë në sy ka qenë ish-kreu i Bashkisë Kamës, Xhelal Mziu që përveç ndjekjes, nuk ngurroi as ta pyeste. “Zoti Basha, sa do rritet rroga e një punonjësi, pensioni, dhe ndihma ekonomike”, ka pyetur Mziu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Blerina Gjylameti në videon e Bashës

Por teksa minutat kalonin dhe ndjekësit shtohen, është vënë re se dhe Koral Lita është futur në videon e Bashës dhe ka dëgjuar mesazhet e tyre. Nga ana tjetër dhe Valbona Mezini, me herët anëtare e kryesisë në PD dhe që tashmë është pjesë e Bindjes Demokratike ka ndjekur ish-kryetarin e saj.

Korab Lita

Mund të themi se video e Bashës ka bërë bashkë politikën, ku ndjekësit ishin si nga maxhoranca, opozita dhe opozita parlamentare.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment