Politike

Tubimi në 2 mars, Basha: Unë e mbëshes thirrjen e Presidenti, Kushtetuta ka rënë

Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se vendi gjendet në një krizë të thellë kushtetuese dhe thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë.
Featured image of article: Tubimi në 2 mars, Basha: Unë e mbëshes thirrjen e Presidenti, Kushtetuta ka rënë Lulzim Basha, kreu i PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me tubimin që ka paralajmëruar Presidenti Ilir Meta për në datën 2 mars. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se vendi gjendet në një krizë të thellë kushtetuese dhe thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë.

Më tej Basha shprehet se ai e mbështet tubimin e thirrur nga Meta, dhe duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur. Si zgjidhje Basha ofron përfunimin e Reformës Zgjedhore në kohë dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

REAGIMI I PLOTË

Shqipëria gjendet në një krizë të thellë kushtetuese, krahas krizës ekonomike që të gjithë shqiptarët e përjetojnë përditë. Si qytetarë, nuk mund të mbyllim sytë kur shteti ligjor merret peng, kur institucionet shkatërrohen, dhe demokracia është në rrezik. Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta.

Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën! Duhet ta kujtojmë gjithmonë se sovrani është populli. Dhe ushtrimi më i lartë i këtij pushteti është të largojmë me zgjedhje të lira e të ndershme këtë Qeveri të dështuar. Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur.  Për të zgjidhur krizën ku është futur vendi, për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve, për tu kthyer bashkitë shqiptarëve, për tu kthyer ekonominë shqiptarëve, për të garantuar drejtësinë e pavarur nga politika, ka NJË ZGJIDHJE DEMOKRATIKE: PËRFUNDIMI NË KOHË I REFORMËS ZGJEDHORE DHE MENJËHERË MBAJTJA E ZGJEDHJEVE TË LIRA E TË NDERSHME! Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar po punon çdo ditë për këtë dhe me mbështetjen e qytetarëve ndryshimi do të bëhet realitet. #DiteMeTeMira.

Presidenti Ilir Meta prej ditësh ka publikuar disa dokumente, për të cilat shprehet se janë fakte për atë që ai e quan grushti i shtetit i maxhorancës. Në disa deklarata dhe reagime për mediat, Meta ka thënë se maxhoranca ka bërë grusht shteti dhe ka rrëmbyer një mandat të Gjykatës Kushtetuese. Meta për grushtin e shtetit ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvoranin, të cilin e ka kallëzuar në SPAK. Kreu i Shtetit njofton se në ditët në vijim do publikojë dhe prova të reja e do padisë zyrtarë të tjerë. Një ditë më parë, Meta tha se në grushtin e shtetit është përfshirë dhe Etilda Gjonaj, për të cilën do t¡ bëjë një padi në SPAK.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment