Politike

Basha mesazh strukturave të PD për tubimin e 2 marsit: T’i përgjigjemi thirrjes së Presidentit

Në një mesazh drejtuar të gjithë kryetarëve të degëve, Basha shkruan se ka dy porosi: Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë dhe mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.
Featured image of article: Basha mesazh strukturave të PD për tubimin e 2 marsit: T’i përgjigjemi thirrjes së Presidentit Lulzim Basha, kreu i PD

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka dërguar sot një mesazh të gjithë kryetarëve të degëve të partisë që drejton në lidhje me manifestimin e Presidentit në 2 mars. Në një mesazh drejtuar të gjithë kryetarëve të degëve, Basha shkruan se ka dy porosi: Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë dhe mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.

MESAZHI I PLOTË I BASHËS

Të nderuar Kryetarë, Më poshtë mesazhi i Kryetarit Basha për tubimin e organizuar nga Presidenti i Republikës më datën 2 Mars 2020, ora 17:00, ne Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’: ‘Si qytetarë që duam që vendi të bëjë hapa para drejt konsolidimit të demokracisë, duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje të Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!’. Dy porosi: 1. Ky mesazh të shpërndahet tek të gjitha strukturat e partisë. 2. Mbi këtë çështje do të keni gjatë ditës bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm, për masat organizative.

Ky është reagimi i dytë i Lulzim Bashës për tubimin e Metës që do mbahet në 2 mars. Në një postim në Facebook, pak ditë më parë numri një i opozitës shkruante se mbështeste thirrjen e Presidentit në mbrojtje të Kushtetutës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment