Politike

“Basha dhe Meta s’flasin më prej ditësh”/ Gazetari tregon “ujërat” e tensionuara në kampin opozitar: As me mesazhe e telefonata… është një ftohje ndërpersonale

Në debat ishte përfshirë edhe analisti Andi Bushati, i cili tha se opozita e drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka frymë për tu përballur me qeverinë. 
Featured image of article: “Basha dhe Meta s’flasin më prej ditësh”/ Gazetari tregon “ujërat” e tensionuara në kampin opozitar: As me mesazhe e telefonata… është një ftohje ndërpersonale Lulzim Basha dhe Ilir Meta

TIRANË– Humbja e opozitës në zgjedhje ka hapur një debat në opinionin publik nëse ka një përplasje të fortë mes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim basha dhe presidentit të Republikës Ilir Meta. Por zërat në media kanë shkuar edhe më tej… Opinionisti Arjan Curri tha dje në “Open” se nga burimet e tij  ka një ftohje mes Bashës dhe Metës dhe mes tyre nuk ka komunikim që prej humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Në debat ishte përfshirë edhe analisti Andi Bushati, i cili tha se opozita e drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka frymë për tu përballur me qeverinë. 

PJESË NGA DEBATI NË STUDIO: 

Andi Bushati: Një kryetar opozitë do të fillonte dhe të thonte që t’i nuk mund të bashkëpunosh me mua me presidenti, kur je futur kokë e këmbë në procedurë në shkarkimin e atij që kemi president. Një opozitë pa qëndrim, është e papranueshme. Çfarë ndodhi një vit më parë kur Ilir Meta u fut në një betejë kushtetuese për Gjykatën Kushtetuese, në fund Komisioni i Venecias i dha të drejtë. E mbani mend qëndrimin e PD, thonte është beteja e presidentit. Kjo opozitë nuk ka frymën e mbrojtjes ndaj regjimit. Është e lehtë të thuash kriminelet dhe oligarkët. Një opozitë që mungon në beteja të tilla si në mbrojtjen e Kushtetueses dhe të presidentit, është e papranueshme. Këtu falen aeroporte dhe opozita mbyll gojën. Ne duhet ta pranojmë që Sali Berisha është burrë shteti. Basha nuk e ka treguar këtë. Cili është ai burrë ai politikan me kollare që nuk reagon për ‘impeachmentin” (shkarkimin) e një presidenti? Të dalë të thotë është mirë ose është keq. Por nuk po e bën, ç’ka tregon se edhe Basha është i interesuar për këtë shkarkim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arjan Curri: Shiko, unë me burimet e mia si gazetar kam marrë informacione që nuk ka prej ditësh komunikim mes Bashës dhe Metës. As me telefon, as me mesazhe e jo më takime. Kjo ftohje e një niveli ndërpersonal ka dalë në skenë politike. Do të ketë përplasje të partive të opozitës me njëra-tjetrën, mes PD, LSI, kanë filluar fërkimet mes tyre. Aleatët e vegjël po njohin zgjedhjet. Do të fillojë një përplasje që ushqehet nga Rama. po të ishin në listë të përbashkët do kishin shumë më tepër deputetë, dhe që atëherë ka filluar krisja. Kush është dilema? Këta të LSI më thonë nuk donte PD-ja. kur pyes këta të PD-së më thonë nuk donte LSI-ja. kjo është republikë kollovarësh dhe elitë fshatareske ku të gjithë përpiqen të thonë atë që nuk duan të thonë. Të dyja partitë u treguan egosite.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment