Politike

Tragjedia me 3 të vdekur në Bulqizë, Basha: Me tronditje dhe dhimbje ndoqa këtë lajm

Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se shpreh ngushëllimet për këtë tragjedi dhe i uron shërim të shpejtë vazjës që po merr ndihmë mjekësore.
Featured image of article: Tragjedia me 3 të vdekur në Bulqizë, Basha: Me tronditje dhe dhimbje ndoqa këtë lajm Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me tragjedinë që ndodhi sot në Ostren të Bulqizës. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se shpreh ngushëllimet për këtë tragjedi dhe i uron shërim të shpejtë vazjës që po merr ndihmë mjekësore.

Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore”, shkruan Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. Në gjendje të rëndë vajza e tretë, e cila po lufton me vdekjen. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment