Politike

Basha pi kafe me studentët në Tiranë: Frymëzim t’i takosh, do punoj që të mos largohen nga Shqipëria

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se do punojë për të rinjtë të mos largohen nga vendi.
Featured image of article: Basha pi kafe me studentët në Tiranë: Frymëzim t’i takosh, do punoj që të mos largohen nga Shqipëria Lulzim Basha me studentët

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me disa studentë tek Universiteti Politeknik në Tiranë. Në një postim në Facebook, Basha duket teska mban në dorë një gotë kafe dhe shkruan se do punojë që të rinjtë të mos largohen nga vendi.

Më tej numri një i opozitës shkruan se është frymëzim që të takohesh me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne do të punojmë parreshtur që të rinjtë mos të largohen nga vendi, duke siguruar arsim dhe punësim dinjitoz për ta. Sot në mëngjes me disa nga të rinjtë që një javë më parë iu përgjigjën pyetjes time në Instagram se “ç’vendim do të merrnin nëse do të ishin për një ditë ministër i arsimit”. Frymëzim ta nisësh ditën me të rinj energjikë dhe plot ide për ta bërë Shqipërinë më të mirë. #PotëDëgjoj”, shkruan Basha.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment