KRYESORET
Politike

Basha-Berisha, VOA: Përplasjet në distancë vijuan edhe sot

16 Janar 2022, 18:21 Nga DOSJA
Basha-Berisha, VOA: Përplasjet në distancë vijuan edhe sot

TIRANË- Kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ish Kryeministri Sali Berisha u përballën përsëri sot në distancë pas ngjarjes së dhunshme të 8 janarit përpara selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Ndërsa ish Kryeministri Berisha, i përjashtuar tashmë nga partia që ai themeloi 30 vite më parë, deklaroi nga mitingu në qytetin e Shkodrës nisjen e takimeve me qytetarët dhe vazhdimin e revolucionit paqësor, të nisur me foltoret e organizuara prej tij pas shpalljes non grata nga qeveria amerikane, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh nga Fieri për një aleancë qytetare me demokratët duke parë nga e ardhmja.

“Nga Fieri oshëtin sot mesazhi i demokratëve: “Zgjedhim të ardhmen”. Zgjedhim të ardhmen jo thjeshtë dhe vetëm për veten tonë, për partinë tonë, për familjen tonë politike, që i dha shpresë Shqipërisë në ditët e errëta të diktaturës, por zgjedhim të ardhmen për vendin tonë, për familjet tona, për Fierin, për Shqipërinë, për shqiptarët kudo që janë”.

Ndërsa ish Kryeministri Berisha u premtoi mbështetësve të tij vazhdimin e asaj, që ai vazhdon t’a quaj revolucion paqësor për rikthimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

“Ky është një revolucion paqësor, por ky është një revolucion i pandalshëm. Demokratët me datën 8 janar nuk kërkonin asgjë tjetër, por atë që do bënte çdo polici e një vendi të lirë. Të nxirrnin nga shtëpia e tyre banditët që kishin pushtuar shtëpinë. Cili është ai qytetar, që shikon shtëpinë e tij të mbushur me banditë dhe nuk lufton për nxjerrjen e bandës nga shtëpia, sidomos kur ajo është bashkë me policinë?”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh i vendosur për të ecur përpara dhe për të forcuar Partinë Demokratike, pas goditjeve të muajve të fundit nga foltoret e organizuara nga ish Kryeministri Berisha dhe sulmi i dhunshëm i 8 janarit ndaj selisë së kësaj partie. Zoti Basha bëri thirrje për bashkimin e demokratëve.

“Vizionin e kemi, vendosmërinë e kemi dhe na e njohin tashmë botërisht të gjithë. Le të qendrojmë të bashkuar, le t’a shtrijmë dorën tonë edhe ndaj atyre demokratëve të manipuluar, që j’a uli kokat 8 janari e t’ju themi: për të gjithë ju që u mashtruat, u manipuluat, u gënjyet, u keqpërdorët, ratë pre e mashtrimeve dhe e gënjeshtrave, ka e do të ketë gjithmonë vend në familjen tonë politike dhe luftën tonë të përbashkët për t’a çliruar Shqipërinë nga regjimi i Edi Ramës”.

Gjatë mitingut në Shkodër me mbështetësit e tij, ish Kryeministri Berisha bëri thirrje për vazhdimin e protestive që kanë qëllim, sipas tij, si rrëzimin e Bashës, ashtu edhe atë të Kryeministrit Rama.

“Se 8 janari është vetëm fillimi. Ju jap fljalën unë ju. Protestat tona nuk ndalen deri në fitoren tonë. Ata, të cilët mbështesin Edi Ramën dhe Lul Bashën për të marrë peng pluralizmin, do të dështojnë”.

Si Basha, ashtu edhe Berisha, vazhduan akuzat ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Rama për trafiqe, korrupsion, vjedhje të votave, shkatërrimin e pluralizmit politik dhe largimin e të rinjve nga vendi. Ata premtuan vazhdimin e takimeve me mbështetësit e tyre në rrethe, duke paralajmëruar kështu thellimin e mëtejshëm të përçarjes mes demokratëve.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

Të fundit

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Ndërhyrja e Tabakut, Balla: Ç’punë ke ti? Çfarë bëjmë ne brenda PS na takon ne

Tabaku: Procesi s’ka seriozitet, mazhoranca s’ka legjitimitet, 2 deputetë janë në burg

Emri i presidentit të ri/ Spiropali ftesë PD: Ne kemi takimet tona në PS, mund të vini

Presidenti i ri/ Grida Duma: Do ishte fisnikëri të na i kishit lënë ne propozimin e emrave

Presidenti i ri/ Balla: Më 10 maj nis procesi, me 16 votojmë

Bie dakord me Alibeajn! Balla: Pranoj shtyrjen e procesit, fillimi të jetë data 10

‘Të përfshihen deputetët’/ Kërkesa e Mediut, Balla: Do jem i qartë, ky është kushti jonë

Me 16 maj votohet për presidentin, Spiropali në merak:Aman, vetëm me 17 jo. Kemi kujtime

Shqipëria në krizë për vaj, marketet vënë njoftime: Mos blini më shumë se 6 shishe

Marrëveshja Rama-Basha në Dhërmi, Berisha: Flasim të premten për këtë

Mahmutajt iu sekuestrua pasuria, Berisha: SPAK i PS, u bë pas Kuvendit e në ditë pushimi

Sali Berisha: Do ta bëj Edi Ramën të na njohë mirë, këtu do jemi

22 maji pa asnjë rival? Berisha: S’e kam unë në dorë, gara është transparente

Zyrtarja e DASH e anashkaloi, Berisha: E majta amerikane s’e cakton drejtuesin e PD!

Afat 7 maji, Berisha: S’e kam depozituar ende kandidaturën, sot u informova

Berisha krahason 30 prillin me Kuvendin e PS: Cosa Nostra, u fol vetëm për drogë

Deputetët bojkotuan Kuvendin, Berisha: Vendi juaj është në PD, 30 prilli nuk shtyhej

Berisha i bindur: Edhe ato grupet e vogla do bashkohen me ne

Kuvendi/ Berisha: Kush është i pakënaqur të kërkojë rinumërim të votave

Naftëtarët kërkojnë pagat, Dautaj: Ndihen të poshtëruar, askush s’mban përgjegjësi

Zelenskyy në Kuvendin e Shqipërisë: Ne s’kemi pasur asnjë ditë paqësore

Zelensky në Kuvendin shqiptar: Mbështetja tuaj më kujton Nënë Terezën

‘Të dëbohet diplomati’/ Balla: Berishës i ka mbaruar koha, mbush tollumbace e i lëshon

Fjalimi i Zelenskyy-t në Kuvend, Berisha: Rama na turpëroi sot!

Do e zbatojë Rama? Kërkesa e Zelenskyy-t: Mos lejoni hyrjen e turistëve rusë në Shqipëri

Rama krahason Rusinë me Serbinë: E ndjemë dhimbjen tuaj, na kujton Kosovën

Nuk është i vëmendshëm! Rama s’dëgjon Zelenskyy-n, i pëshpërit diçka Spiropalit

1 orë rruga e bllokuar/ Nis përplasja! Policia shtyn banorët e Rinasit

Sherri me efektivët në Fier! VIDEO nga konflikti, të rinjtë futen në furgonin e policisë

Mirush Kabashi harron emrin e kryebashkiakut të Krujës: Turi, turpi për të gjallët…

Alibeaj u shkarkua, me kë flasë për presidentin?Balla: Është nga Fieri, s’e komentoj dot

Dosja POP...me lot

‘Ti dhe Muli keni mbetur’/ Si u përmbush profecia e Ramës për Partinë Demokratike

VIDEO- Shiu përmbyt Tiranën, probleme në të gjitha akset

Tirana zbardhet nga breshëri i dendur

VIDEO- Në Bulqizë nuk ka qytetarë e minatorë, protestojnë qentë

Përplasi për vdekje të moshuarin në Tiranë, 45-vjeçari ishte i droguar në timon

Iva Tico prezanton burrin

Berisha si Biden, i jep dorën "njeriut të padukshëm"

‘Non-grata’ nga SHBA/ Ish-kryeministri: Unë jam Sali Berisha, s’ka prova, s’pranoj shpifje

Tersi për çiftin Berisha! Para ish-kryeministrit ra dhe e shoqja, momenti kur bie Liria

Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, truproja shkon ta ngrejë

PD mbledh Kuvendin! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

Ekskluzive/ Urbani i Unazës përfundon në Lanë, pamjet e para nga vendngjarja

Të shtënat në Vlorë, pamje nga aksioni i policisë duke ndjekur autorin

“Shtëpi bari” në Tiranë, kapet mat pronarja, dalin pamjet e “Drug House”, 6 të arrestuar

Floriana Garo jep detaje për Kuvendin e PD: Risi e njerëz me vlera

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…

Ndoja del nga KPK, gazetarët e rrethojnë: Keni përmendur Ramën…