Politike

Basha bën lëvizjen e papritur, braktis turin e vizitave dhe i bashkohet artistëve

Basha ka braktisur turin e tij me takime në qytetet e vendit dhe do të shkojë të mbsthësë artistët.
Featured image of article: Basha bën lëvizjen e papritur, braktis turin e vizitave dhe i bashkohet artistëve Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike

TIRANË- Kreu i Partistë Demorkatike Lulzim Basha i është bashkuar protestës tek Teatri Kombëtar.

Basha ka braktisur turin e tij me takime në qytetet e vendit dhe do të shkojë të mbsthësë artistët.

Basha ditën e djeshme ka zhvilluar takime në veri të vendit, në Tropojë, Kukës e Dibër, por duket se turi i vizitave nuk do të vijojë më.

Basha ka lënë pas qytetet e tjera dhe është kthyer në Tiranë, ku i shoqëruar nga Gazment Bardhi dhe Çlirim Gjata e ish-deputetë të PD, i është bashkuar artistëve.

Nis sërish zbrazja e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethuar godinën. Qytetarë të shumtë dhe ish-deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës. Nuk ka munguar përplasja mes artistëve dhe policisë. Gjatë një përplasje është tërhequr zvarrë regjisori Edmond Budina. Artistët shprehen të vendosur se nuk të lejojnë shembjen. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment