Politike

Basha analizon fjalën e Ramës: Sot foli me qetësi, por plani i tij është i qartë, të godasë qytetarët

Basha tha se Rama sot foli i qetë, por plani i tij është i qartë që të godasë dhe të shkurajojë opozitën dhe qytetarët.
Featured image of article: Basha analizon fjalën e Ramës: Sot foli me qetësi, por plani i tij është i qartë, të godasë qytetarët Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me gazetarët ka analizuar fjalën e Edi Ramës të mbajtur sot po para gazetarëve. Basha tha se Rama sot foli i qetë, por plani i tij është i qartë që të godasë dhe të shkurajojë opozitën dhe qytetarët.

Ndonëse sot foli me tone të ulura, plani i tij (Ramës) është i qartë, të godasë e të shkurajojë opozitën. Kjo është e qartë se në vend që në burg të ishte Daimian Gjiknuri, u arresua Klevi Balliu, sepse doli në krah të qytetarëve, Kjo është arsyeja e rrahjes barbare të Said Dollapit. Kjo është arsyeja se në vend që në burg të ishte Geron Xhafaj, Taulant Balla, merren të opandehur Jetmir Olddashi dhe Ervin Salianji. Këto përpjekje kanë dështuar dhe zemërimi popullor është shtuar”, shtoi Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot pasdite zhvilloi një konferencë me gazetarët, ku foli për protestat e opozitës dhe betejën e tij politike. Basha tha se me Ramën nuk do të ketë kurrë dialog, pasi ai është një përdhunues zgjedhjesh. Po ashtu lideri i opozitës u bëri thirrje shqiptarëve të që bashkohen në protestën që do të zhvillohet nesër dhe të gjithë të rrëzojnë këtë sistemin politik.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment