Politike

Basha AKUZË direkte Ramës: 1.6 mln euro në buxhetin e vitit 2021 e ka vënë për zyrën e tij! Qytetari humbi jetën në sytë e të gjithëve… qeveria përgjigjet me arrogancë (DEKLARATA)

VIDEO
Basha tha se shqiptarët po zhyten çdo ditë dhe më shumë në varfëri, ndërsa qeveria po zhytet në luks.
Featured image of article: Basha AKUZË direkte Ramës: 1.6 mln euro në buxhetin e vitit 2021 e ka vënë për zyrën e tij! Qytetari humbi jetën në sytë e të gjithëve… qeveria përgjigjet me arrogancë (DEKLARATA) Lulzim Basha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur të shpenzojë 1.6 milionë euro për zyrën e tij. Gjatë bashkëbisedimit të sotëm me gazetarët, Basha tha se shqiptarët po zhyten çdo ditë dhe më shumë në varfëri, ndërsa qeveria po zhytet në luks.

PJESË NGA FJALA E BASHËS: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kemi humbur 4 javë kohë të çmuar për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë. Sot sistemi është në kolaps dhe asnjë regji qëndrore nuk e fsheh dot këtë Rënia e konsumit, treguesi më alarmues i varfërisë që po shtrihet në shtëpi. Të gjitha shifrat e rënies ekonomike janç tregues i papunësisë që rritet dita dites. Një qytetar humbi jetën në sytë e të gjithëve, përgjigjja e qeverisë vetëm arrogancë.  Me çfarë do t’i blejnë ilaçet të papunët, të varfrit e shtuar të Shqipërisë? Buxheti 2021, 1.6 milion euro për zyrën e kryeministrit. Në projekt buxhetin e vitit 2021 dua të merrem vetëm me shëndetësinë. Kanë planifikuar vetëm 3.3% të buxhetit ndërkohë që për koncensionet 118 milionë euro. Për ndërtime godinash dhe zyra duke përfshirë për zyrën kryeministrore 38 milionë euro. Fondet për luks zyrash dhe konçesione korruptive, të barabarta me gjysmën e paketës sonë të rimëkëmbjes. Asnjë vend në Europë nuk shpenzon sa Edi Rama për konçesione, 1/10 e gjithë ekonomisë. Asnjë kit testimi nuk është blerë nga qeveria, të gjitha dhuratë nga donatorët.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment