Politike

Basha akuza të rënda ndaj babait të deputetes Reme Lala: Ymeri është vrasës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se Ymer Lala nuk është biznesmen por një vrasës i futur në politikë nga Partia Socialiste. 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë prononcimit për gazetarët është shprehur se babai i deputetes Reme Lala është vrasës. 

Sipas Bashës, Ymer Lala nuk është biznesmen por një vrasës i futur në politikë nga Partia Socialiste. 

Pyetje: Zoti Basha, a keni prova ju për këta kandidatë kriminelë që thoni ju dhe nëse po, kur do ti bëni publike?

Lulzim Basha: Në fakt, për shumicën e tyre provat kanë dalë, janë bërë publike dhe pavarësisht se në disa raste, disa media i shërbejnë amnezisë në favir të shqiptarëve që i grabiten shqiptarëve dhe u jepen pronarëve të këtyre mediave. Ka dramë më të madhe se sa mediat kryesore të vendit ti drejtohen vrasësve me pagesë, si Abedin Oruçi, vrasës me pagesë i Partisë Socialiste, sot kandidat i Bashkimeve Profesionale të Partisë Socialiste, si biznesmen? Vrasës si Ymer Lala, si biznesmen?!

Pra, le të jemi në këtë betejë bashkë, për aq sa mundeni, se kjo betejë është për të ju çliruar edhe ju si media të lira. Edhe ata pronarë që nuk janë bërë pjesë e tepsisë, ata pak që nuk janë bërë pjesë e tepsisë. Sa të mundeni, hapni arkivin dhe do të shikoni se këto janë të denoncuara me emër e mbiemër, tash 5 vjet nga Partia Demokratike.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka caktuar datën 25 maj për protestën e radhës pas një takimi me aleatët dhe me Kryesinë. Basha tha para gazetarëve se deputetja Gjylameti ishte e përfshirë në dosjen 184, ndërsa ministrja Spiropali në dosjen “Xibraka.” Gjitashtu Basha i kërkoi demokratëve që të mos e mbështesin ish-deputetin Bedri Hoxha për Klosin.

(k.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment