Politike

Basha akuza të forta: Kolë Hysenaj dhe Genci Qana prokurorë të korruptuar, shërbëtorë të Ramës

Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se akzua është ngritur nga dy prokurorë të korruptuiar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që sipas tij kanë zbatuar skenarin për t’i mbyllur gojën opozitës.
Featured image of article: Basha akuza të forta: Kolë Hysenaj dhe Genci Qana prokurorë të korruptuar, shërbëtorë të Ramës

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas leximit të pretencës nga Prokuroria për Ervin Salianjin dhe kërkonte 1 vit e 6 muaj burg për të. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se akuza është ngritur nga dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që sipas tij kanë zbatuar skenarin për t’i mbyllur gojën opozitës.

Më tej nurmi një i PD shton se askush nuk do arrij të mbyll gojën opozitës e as Ervin Salianjit dhe beteja e tij me krimin do të vijojë.

30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur”, shkruan Basha.

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “Babale. Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove, lidhur me audio-përgjimin për çështjen ‘Babalaja’, ku u fajësua për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj. Për Fredi Alizotin është kërkuar 3 vite burg dhe 3.6 vite burg për Albert Veliun dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment