Politike

Basha për marrëveshjen: E bëmë për qytetarët. Kërkojmë largimin e Ramës (VD)

Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se duhen zgjedhje të lira dhe marrëveshja e djeshme është bërë për qytetarët.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë pas marrëveshjes me maxhoraancën, ka bërë me dije se nuk ka hequr dorë nga largimi i Edi Ramës si kryeministër. Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se duhen zgjedhje të lira dhe marrëveshja e djeshme është bërë për qytetarët.

Kjo betejë bëhet vetëm për të siguruar votën e lirë për qytetarët, kjo nuk është një beteje për ne, por për ju. Që ju të zgjidhni Kryeminsitrin e Parlamentin tuaj. Kjo betejë sapo ka nisur. Për opozitën është shumë e qartë largimi i qeverisë një orë e më parë dhe nisjen e procedurave për zgjedhje të reja të parakoshme me standardet e OSBE”, u shpreh Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lulzim Basha në një deklaratë për mediat ka ‘zbërthyer’ marrëveshjen me maxhorancën. Basha u shpreh se marrëveshja u bë pasi ishte kusht i Bundestagut dhe negociuan ndërkombëtarët. Kreu i PD u shpreh se duhen zgjedhje të parakohshme, të largohet Rama dhe nuk do ketë amnisti për Damian Gjiknurin dhe gjithë të tjerët që kanë blerë vota. Basha po ashtu tha se është i gatshëm dhe për ndryshim sistemi.

(A.B. E.K. Dosja.al)

Shto Koment