Sport

Bartomeu kondident për rinovimin e kontratave të Messit, Albës dhe Valverde

Bartomeu është optimist për rinovimin e kontratave të Lionel Messi, Jordi Alba dhe Ernesto Valverde.
Featured image of article: Bartomeu kondident për rinovimin e kontratave të Messit, Albës dhe Valverde

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është optimist për rinovimin e kontratave të Lionel Messit, Jordi Albës dhe trajnerit Ernesto Valverde për sezonet e ardhshme.

Marreveshja e re me Lionel Messin nuk është përfolur akoma, po një bidesim për rinovimin e kontratës do të ndodhë shumë shpëjt sipas presidentit Bartomeu.

Leo Messi do të vazhdojë me ne. Ai është një lojtar i klubit tonë dhe bashkëpunimi do të vazhdojë përgjithmonë.

Jordi Alba është një tjetër lojtar shumë i rëndësishëm për Barcelonën. Bartomëu është konfident se spanjolli do vazhdojë të ofrojë shërbimet e tij te klubi katalunas.

Ai na ka thënë se dëshiron të vazhdojë. Ne i kemi ofruar atij një kontratë të re për pesë vjet dhe shpresoj që do të vazhdojmë të diskutojmë për marrëveshjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu Bartomeu e dëshiron që Valverde të vazhdojë me klubin sidoqofshin rezultatet e tij me klubin.

Unë besoj se ai do të qëndrojë. Ai beson në lojtarët e tij dhe është vetëm sezoni i tij i dytë në krye të ekipi.

Qëllimi është të përfundojmë fortë sezonin dhe të fitojmë gjithçka. Besoj që ai të udhëheqë skuadrën dhe edhe nëse nuk fitojmë asgjë.

Josep Maria Bartomeu, presidenti i Barcelonës

Barcelona renditet e para në La Liga me 6 pikë diferenca nga Reali I vendit të dytë, më 19 Shkurt ata kanë përballjen me Lyon në Champion League.

B.N/dosja.al

Shto Koment