Politike

“S’duam kryebashkiakët që mbushin hundët me kokainë”, Bardhi takon demokratët në Berat, problematikat që dëgjoi

Serketari i Përgjithshëm në PD, shkruan se sipas tij, mungesa e investimeve nga ana e qeverisë, sjellja skandaloze gjobëvënese me biznesin, braktisja e banorëve të ish komunave janë disa nga arsyet e rrënimit të Beratit, Urës Vajgurore, Poliçanit, Skraparit dhe Kuçovës
Featured image of article: “S’duam kryebashkiakët që mbushin hundët me kokainë”, Bardhi takon demokratët në Berat, problematikat që dëgjoi Foto nga takimi
Përditësuar:

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Beratit. Në një status në profilin e tij në Facebook, krahas fotove ku tregohet takimi, Bardhi shkruan se të rinjtë e Beratit janë në gjendje të mjerueshme dhe se duhet ndaluar largimi i tyre nga vendi.

Foto nga takimi

Serketari i Përgjithshëm në PD, shkruan se sipas tij, mungesa e investimeve nga ana e qeverisë, sjellja skandaloze gjobëvënese me biznesin, braktisja e banorëve të ish komunave janë disa nga arsyet e rrënimit të Beratit, Urës Vajgurore, Poliçanit, Skraparit dhe Kuçovës. Ndër të tjera, Bardhi shprehet se nuk kanë nevojë për kryebashkiakë që mbushin hundët me kokainë, referuar videos së publikuar, ku një kryetar bashkie shihet teksa konsumon drogë. 

Foto nga takimi

Në takimin me demokratët e Beratit mësova se Berati është një nga 5 qarqet me papunësinë më të lartë në vend. Të rinjtë janë më të prekurit e kësaj gjendjeje të mjerueshme që duhet të ndryshojë duke ndalur largimin e tyre nga vendi. Mungesa e investimeve nga ana e qeverisë, sjellja skandaloze gjobëvënese me biznesin, braktisja e banorëve të ish komunave janë disa nga arsyet e rrënimit të Beratit, Urës Vajgurore, Poliçanit, Skraparit dhe Kuçovës. Pothuajse në çdo takim, nga veriu në jugun e Shqipërisë, dështimi i reformës territoriale është një nga shqetësimet kryesore që ndaj me demokratët. Ata sjellin e zërin e banorëve, të cilët kërkojnë të kenë më pranë qendrën administrative, si dhe të kenë dikë me pushtet të plotë për të zgjidhur problemet e tyre. Për të ndryshuar për mirë jetën në Berat, Urë Vajgurore, Poliçan, Skrapar dhe Kuçovë duhet të ndryshojmë qeverinë! Të sigurojmë kushte për zgjedhje të lira e të ndershme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale për të zgjedhur dinjitozë, që nuk mbushin hundët dhe trurin me kokainë, nuk vjedhin, nuk shpërdorojnë, por u shërbejnë qytetarëve,”- shkruan Bardhi krahas fotove.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto nga takimi

Ditët e fundit Gazment Bardhi ka nisur një tur takimesh në qytetet e Shqipërisë ku zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët dhe dëgjon problemet e tyre. Para disa ditësh, Bardhi ishte në Elbasan.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment