Politike

Bardhi në Elbasan: Situata me largimin e të rinjve nga vendi do ndryshojë pas 25 prillit

VIDEO
Gazment Bardhi takoi të rinjtë me të cilët diskutoi largimin nga Shqipëria të bashkëmoshatarëve të tyre.
Featured image of article: Bardhi në Elbasan: Situata me largimin e të rinjve nga vendi do ndryshojë pas 25 prillit Gazment Bardhi ne Elbasan

ELBASAN-Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi takoi të rinjtë me të cilët diskutoi largimin nga Shqipëria të bashkëmoshatarëve të tyre.

“Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë patjetër me 25 Prill”, tha Bardhi duke shtuar se “PD ka në plan të paguajë stazhet e punës për të diplomuarit, dhe të mbulojë kostot kryesore të studimeve, si një prej arsyeve që i detyrojnë të rinjtë të largohen”, tha ai.


Vetëm një njeri që ka humbur çdo kontakt me realitetin, që është i rrethuar me privilegje e servilë, si Edi Rama, tallet dhe bën batuta me një prej plagëve që po gërreyn shoqërinë tonë, siç është largimi i të rinjve.

Takova sot Enean, Geraldin, Anxhelën, Mirsedën, Xhoanën, Ergezin dhe dëgjova prej tyre një gjë të trishtë; e kanë vendosur të ikin. Po mësojnë më së shumti gjermanisht. Janë të diplomuar pjesa më e madhe për infermieri dhe mendojnë të gjejnë një mundësi në Europë, sepse këtu nuk ka vende pune, nuk ka meritë, nuk i merr askush në konsideratë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo gjendje duhet dhe do të ndryshojë patjetër me 25 Prill, që të shpëtojë Shqipëria dhe të humbë shkaktari kryesor i këtij eksodi, këtij erozioni që po i lë qytetet dhe fshatrat pa rini, pa njerëzit e kualifikuar, pa energjinë e tyre.

PD ka në plan të paguajë stazhet e punës për të diplomuarit, dhe të mbulojë kostot krysore të studimeve. Kostot e studimeve, janë një prej arsyeve që i detyrojnë shpesh të largohen, me shpresën që të nxjerrin paratë e harxhuara teksa ishin studentë, për të cilat, familjet e tyre shpesh kanë hyrë edhe në borxhe.

Është për të ardhur mirë që këta të rinj nga gjithë qarku i Elbasanit po i shtojnë aftësive të tyre edhe një gjuhë të huaj si gjermanishtja, por ne jemi të angazhuar që të sjellim këtu kompani, investime e sipërmarrje gjermane dhe europiane, që ata të kenë mundësi të punojnë në qytetin e tyre, me paga të mira, të mos braktisin vendin dhe familjet”, tha Gazment Bardhi.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment