Politike

Gazment Bardhi takim me strukturat e PD në Durrës: SPAK të hetojë 339/1 dhe 184, jemi përballur me krimin e Dakos dhe Ramës

Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se gjatë takimit ka përsëritur thirrjen që SPAK të hetojë e të zbardh pa vonesë dosjen e blerjeve të votave, 339/1 dhe 184.
Featured image of article: Gazment Bardhi takim me strukturat e PD në Durrës: SPAK të hetojë 339/1 dhe 184, jemi përballur me krimin e Dakos dhe Ramës Gazment Bardhi në Durrës

DURRËS- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka qenë sot në qytetin e Durrësit, ku është takuar me strukturat. Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se gjatë takimit ka përsëritur thirrjen që SPAK të hetojë e të zbardh pa vonesë dosjen e blerjeve të votave, 339/1 dhe 184.

Bardhi në reagimin e tij vijon duke thënë se demokratët janë përballur me bandat më të rrezikshme që, në bashkëpunim me Edi Ramën, Vangjush Dakon, Artur Bushin, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rrahja, Elton Arbana, i kërëconin me bukën e gojës, me heqjen nga puna, me prishjen e biznesit, me sigurinë e familjes.

“Degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut, si askush tjetër, kanë qenë këto 6 vjet nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore. Demokratët janë përballur me bandat më të rrezikshme që, në bashkëpunim me Edi Ramën, Vangjush Dakon, Artur Bushin, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rrahja, Elton Arbana, i kërëconin me bukën e gojës, me heqjen nga puna, me prishjen e biznesit, me sigurinë e familjes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dosja 339 na tregoi egërsinë me të cilën pushteti dhe bandat blejnë votat për Edi Ramën. Është detyrë e SPAK-ut të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184. Ndëshkimi i atyre që kanë vjedhur votat është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negoiatave. I garantova demokratët dhe qytetarët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut se sakrifica e tyre nuk ka për të shkuar dëm. Ne jemi bashkë për të punuar derisa të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme, që votat e shqiptarëve të mos preken nga Edi Rama, Vangjush Dako, Artur Bushi dhe banditët e tyre”, shkruan Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, prej ditësh tashmë ka nisur turin e tij me takime në rrethe të ndryshëm, ku mobilizon strukturat për zgjedhjet e ardhshme. Bardhi nga Dibra ka kërkuar hetimin e nga SPAK të dosjeve 339/1 dhe 184, ndërsa nga Lezha ka njoftuar se emrat e kryebashkiakëve që do denocnohen si të prekur nga ligji i dekriminalizimit do të zbulohen shumë shpejt.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment