Politike

Bardhi: Kur Basha ishte pranë qytetarëve, Rama shtrohej me të ngrëna e të pira në Dubai

VIDEO
Krah videos, Bardhi shkruan se Rama i la njerëzit në baltë, ndërsa Basha ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve, duke propozuar plane konkrete për të nxjerrë vendin nga kriza. Në video dëgjohet të thuhet se kur Basha ishte pranë qytetarëve, Rama shtrohej me të ngrëna e me të pira në Dubai.
Featured image of article: Bardhi: Kur Basha ishte pranë qytetarëve, Rama shtrohej me të ngrëna e të pira në Dubai Gazment Bardhi

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku tregon ndryshimin mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. 

Krah videos, Bardhi shkruan se Rama i la njerëzit në baltë, ndërsa Basha ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve, duke propozuar plane konkrete për të nxjerrë vendin nga kriza. Në video dëgjohet të thuhet se kur Basha ishte pranë qytetarëve, Rama shtrohej me të ngrëna e me të pira në Dubai.

“Ka një dallim të madh mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Lulzim Basha është politikani që kujdeset për njerëzit. Edi Rama është politikani që i lë njerëzit në baltë. I mashtron, i burgos, i varfëron, ndërsa vetë jeton mes luksit. Na duhet ta ndryshojmë këtë realitet. Na duhet një kryeministër si Lulzim Basha. Ai punon për njerëzit dhe për vendin!”- shkruan Bardhi krah videos. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment