Politike

Bardhi akuza Ramës: SPAK vërtetoi OLF është njësi e Policisë Rrugore, ti nuk po lufton krimin

VIDEO
Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik.
Featured image of article: Bardhi akuza Ramës: SPAK vërtetoi OLF është njësi e Policisë Rrugore, ti nuk po lufton krimin Pjesë nga video e Bardhit

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sot në lidhje me sekuestrimet e bëra nga SPAK në kuadër të aktit normativ anti-KÇK. Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik. Më tej numri 2 i PD shprehet se deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës:  OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore.

“Krimi i organizuar nuk luftohet me fushatë publicitare, por me vullnet politik! SPAK nxjerr zbuluar propagandën e Edi Ramës me luftën ndaj krimit të organizuar, duke konfirmuar mosbesimin e 87% të qytetarëve shqiptarëse se me Edi Ramën në Qeveri nuk mund të ketë luftë reale ndaj krimit të organizuar. Askush nuk priste që Edi Rama papritur të luftonte partnerin e tij kryesor në marrjen dhe mbajtjen e pushtetit, dhe aq më pak këtë ta bënte para zgjedhjeve që janë në prag.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e SPAK, provoi në mënyrë të pakundërshtueshme se nën qeverisjen e Edi Ramës: – OFL nuk është njësi speciale kundër krimit të organizuar, por njësi speciale e Policisë Rrugore! – OFL po na tregon se bosët e krimit të organizuar janë “të varfër” dhe paratë e VETME që kanë siguruar nga trafiqet i kanë investuar në blerjen e një automjeti! Edi Rama ka dështuar! 👇👇👇”, shkruan Bardhi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment