LIVE UPDATES
Aktualitet

Bardhi: Kryemadhi u thoshte të gjithëve se do të ishte ministre e Brendshme!

27 Nëntor 2021, 17:08 Nga DOSJA
Bardhi: Kryemadhi u thoshte të gjithëve se do të ishte ministre e

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e cila e akuzoi se synonte postin e Ministrisë së Brendshme dhe se për këtë gjë u kishte dalë garant bandave. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “Neës 24” Bardhi e ka mohuar ta ketë pasur atë synim, por tha se Kryemadhi informonte këdo nga Shkodra në Sarandë që do të ishte ministre e Brendshme pas zgjedhjeve.

Po ashtu Bardhi mohoi të ketë pasur një përballje me kryetaren e LSI-së për çështje bandash, ndërsa tha se në fushatë Monika Kryemadhi i kishte thënë se PD do të merrte vetëm dy mandate në Elbasan, prandaj duhet të punonte më shumë.

“Ishte deklaratë me gënjeshtra. Nuk kam folur kurrë për LSI-në as anglisht, as shqip. Nuk kam enë kurrë në zyrën e ambasadores amerikane, për të folur për LSI-në. Nuk kam thënë kurrë që do jem ministër i brendshëm, dhe nuk e kam pasur objektiv, të tjerë kanë qenë ata. Sipas LSI-së ministrja e Brendshme duhet të ishte grua. Zonja kryemadhi ka qenë ajo që ende pa marrë pushtetin, kishte informuar këdo nga Shkodra në Sarandë që zonja Kryemadhi do ishte ministre e Brendshme. Nuk ka pasur asnjë përballje me mua znj. Kryemadhi për cështje bandash, se nuk ngatërrohet Gazment Bardhi me banda. E informova për situatën se ishte drejtuese e qarkut të Elbasanit. Ka qenë vetëm gjysëm dite në qarkun e Elbasanit. Nuk ka qenë në asnjë takim në Elbasan, në katër muaj nuk ka ardhur fare në Elbasan. E kam informuar që LSI-ja e ka shumë të vështirë të marrë mandat. Ajo më tha se i kemi të sigurt 3 mandate, i dilte se PD-ja do merrte dy, dhe se unë duhet të angazhohesha për mandatin e tretë,”- tha Gazment Bardhi.

PËRPLASJA MES PD-LSI

“Lufta” mes dy palëve ka nisur pas deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi lidhur me ndarjen e mandateve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Partia Demokratike pretendon se është angazhuar plotësisht, duke theksuar se LSI-së i ishin ofruar 15 mandate të sigurta vetëm për listën e përbashkët, por shtoi se ishte refuzuar me pretendimin se do fitonin të vetë 34 mandate. Kundërshtimi i parë për këtë deklaratë erdhi nga Petrit Vasili, i cili mohoi bisedën. Më pas edhe kryetarja Monika Kryemadhi bëri të njëjtën gjë, duke hedhur akuza për demokratët. Vazhdës së akuzave i janë bashkuar edhe zyrtarë të tjerë të LSI-së, ndërsa Bardhi deri më tani është shprehur se nuk e kupton përse ka nisur “aksioni” kundër demokratëve

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gazmnet bardhi monika kryemadhi percahen pd-lsi gazmnet bardhi monika kryemadhi percahen pd-lsi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni