Politike

“Drejton një nga bashkitë më të rëndësishme në vend”/ Gazment Bardhi s’u ndahet socialistëve, ka në ‘lupë’ një tjetër kryebashkiak: Dyshohet se ka vrarë, po verifikojmë edhe 12 emra të tjerë

Sipas Bardhit bëhet fjalë për nje person i cili drejton një nga bashkitë më të rëndësishme të vendit.
Featured image of article: “Drejton një nga bashkitë më të rëndësishme në vend”/ Gazment Bardhi s’u ndahet socialistëve, ka në ‘lupë’ një tjetër kryebashkiak: Dyshohet se ka vrarë, po verifikojmë edhe 12 emra të tjerë Gazment Bardhi

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bashi nga studio e ABC News është shprehur se po hetojnë në lidhje me 12 kryebashkikë të dyshuar të përfshirë në krime.

Përballë gazetares Mirela Milori, Bardhi ka deklaruar se kanë dyshime se një kryebashkiak i zgjedhur nga Rama në 30 qershor të 2019 se është i përfshirë në një vrasje në një nga vendet e tjera  e BE-së.

Ne do të bëjmë denoncimet e duhura sapo të kemi një dokumentacion të sigurtë në dorë për të parë nëse ky person është apo jo i dënuar për vrasje, për të parë më pas nëse është kryer apo jo një krim i tillë”,- u shpreh Bardhi.

PJESË NGA INTERVISTA:

Pyetje: Sa emra janë në proces verifikimi?

Gazment Bardhi: Janë 12 emra për të cilët, me ndihmën nga partnerët tanë ndërkombëtarë, presim të verifikojmë të dhënat apo indiciet për këta kandidatë. Ritheksoj se PD është duke bërë detyrën e prokurorisë, pasi nuk është detyra jonë të mbledhim këto të dhëna. Prokurori i Përgjithshëm nuk e ka kryer deri sot këtë detyrë të tij. Çdo person me rekorde kriminale që ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme bashkinë, është zbuluar nga PD.

Pyetje: Nga këta 12 emra që po verifikoni, ka shkelje të rënda?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazment Bardhi: Po, të dhënat flasin për për kryerje të veprave të rënda. Në një rast është një person është i dyshuar që në një nga vendet e Bashkimit Europian, është i dënuar për vrasje. Ka edhe disa kandidatë të tjerë të dhënat pë rtë cilët flasin për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Në këtë moment nuk të jap dot emra, sepse kemi qenë dhe mbetemi për të bërë denoncime që ne i kemi të provuara. Apeli im ëhstë t’i shkoni çdo ditë para derës Prokurorit të Përgjithshëm dhe ta pyesni çfarë po bën me 4 rastet që ka në verifikim prej muajsh.

Pyetje: Thatë një gjë të rëndë, thatë se një kryetar bashkie është i dyshuar për vrasje?

Gazment Bardhi: Po, është një kryetar bashkie i dyshuar. Të dhëna dhe dyshimet tonat flasin se është i dënuar për vrasje në një nga vendet e Bashkimit Europian. Dyshimet dhe të dhënat tona janë të qenësishme.

Pyetje: Është bashki e rëndësishme apo bashki e vogël?

Gazment Bardhi: Po, është bashki e rëndësishme. Nuk mund të jap shumë të dhëna, se në cilin qark ëhstë, por mund të them se është një bashki e rëndësishme.

Sipas Bardhit, bëhet fjalë për nje person i cili drejton një nga bashkitë më të rëndësishme të vendit.

Marrë nga abcnews.al

Shto Koment