Aktualitet

Bardhi dhe Vokshi debat me policinë: Dua të iki në shtëpi! Ndërhyn dikush: Foli mirë policit, or çun (Video)

Të dy kanë debatuar me forcat e policisë në Unazën e Re.

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment bardhi dhe Albana Vokshi kanë debatuar me policinë teksa kanë tentuar të çajnë kordonin. Në një video të publikuar nga Shqiptarja.com, Bardhi shihet që u drejtohet policëve dhe u thotë t’i hapin rrugën.

“O zotëri a je mirë? Dua të kaloj në anë tjetër, na ke bllokuar rrugën, jemi qytetarë të lirë. O zotëri, dua të iki në shtëpi!”- thotë Bardhi.

Ndërkohë edhe Vokshi thotë pak a shumë të njëjtën gjë. “Duam të kalojmë na keni bllokuar rrugën,”- dëgjohet të thotë Vokshi.

Ndërkohë në këtë debat ndërhyn dikush. “Foli mirë policit, or çun,”- dëgjohet të thiotë ai, por nuk shihet se kush është.

Banorët e Unazës së Re kanë protestuar edhe mbrëmjen e sotme kundër shembjes së banesave të tyre. Në krye të protestuesve ishin Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-deputeti Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Në përfundim të protestës janë shoqëruar në komisariatin e polciisë 7 protestues, mes tyre edhe Balliu.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment