Dikur

“Bardha e Temalit”, si u mirëprit romani shqiptar në Francë në vitin 1889, mediat: Francezit në zemër dhe parizianit në shpirt

“Le Soir” ka botuar, të martën e 10 dhjetorit 1889, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me promovimin asokohe të romanit në gjuhën frënge të Pashko Vasës, të cilin, Aurenc Bebja.
Featured image of article: “Bardha e Temalit”, si u mirëprit romani shqiptar në Francë në vitin 1889, mediat: Francezit në zemër dhe parizianit në shpirt Bardha e Temalit

FRANCË– “Le Soir” ka botuar, të martën e 10 dhjetorit 1889, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me promovimin asokohe të romanit në gjuhën frënge të Pashko Vasës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Librat e rinj

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Bardha e Temalit, nga Albanus Albano, vol. 1 in-18 jesus, tek Albert Savine : 3.5 franga

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

— Studim shumë i sinqertë dhe gjithashtu shumë i detajuar i zakoneve të Shqipërisë. Dashuritë e fuqishme, urrejtjet e forta të këtyre fiseve luftëtare janë vënë në pah në një mënyrë shumë interesante dhe mbi të gjitha të përjetuara nga autori.

 Ne i urojmë, veçanërisht në këtë kohë ku ekzotika është në modë, një mirëseardhje të merituar këtij romani të shkruar në mënyrë të kujdesshme.

 Pseudonimi i “Albanus Albano” fsheh, nëse nuk gabojmë, personalitetin simpatik të një shqiptari që qëndroi në vendin e tij, duke qenë njëkohësisht francez në zemër dhe parizian në shpirt.

Marrë nga Darsiani

(f.m/dosja.al)

Shto Koment