Sport

Barcelona shet dy mbrojtës për të shtuar buxhetin e merkatos, zbulohen emrat

Duke qenë se Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele dëmtohen shpesh dhe nuk japin garanci, katalanasit duan të shesin dyshen Todibo-Wague për të pasur një buxhet
Featured image of article: Barcelona shet dy mbrojtës për të shtuar buxhetin e merkatos, zbulohen emrat Lionel Messi-Futbollist i Barcelonës

Radio Catalunya raporton se Barcelona po mendon shitjen e dy mbrojtësve. Klubi katalanas nuk i ka më në plane lojtarët Jean Clair Todibo dhe Moussa Wague.

Ata kanë qenë të huazuar te Schalke dhe Nice, por pa mundur të tregojnë se vlejnë aq sa për të vijuar më tej në “Camp Nou”. Për të blerë, Barcelona duhet të shesë.

Duke qenë se Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele dëmtohen shpesh dhe nuk japin garanci, katalanasit duan të shesin dyshen Todibo-Wague për të pasur një buxhet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duhet parë se çfarë ofertash do të marrë klubi, sepse deri tani nuk është se ka patur ndonjë gjë konkrete.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment