Sport

Barcelona, Presidenti Laporta “bekon” trajnerin Koeman…

Mediat spanjolle raportojnë, se holandezi është konfirmuar për të drejtuar skuadrën katalane edhe sezonin e ardhshëm
Featured image of article: Barcelona, Presidenti Laporta “bekon” trajnerin Koeman…
Përditësuar:

SPANJE – Sihariq nga Barcelona! Ka dalë tym i bardhë nga takimi midis presidentit Joan Laporta dhe trajnerit Ronald Koeman. Mediat spanjolle raportojnë, se holandezi është konfirmuar për të drejtuar skuadrën katalane të Barcelonës edhe sezonin e ardhshëm.

Duke përfituar edhe pushimi i ndeshjeve të kombëtareve, bëhet me dije se presidenti Laporta, i shoqëruar edhe nga drejtues të tjerë të klubit, janë takuar me Koeman dhe në përfundim të takimit i kanë shtërnguar duart njeri-tjetrit. Ish-trajneri “i tulipanëve” ka marrë garancinë se do të jetë në krye të pankinës së Barças edhe në sezonin e ardhshëm.

Thuhet gjithashtu, se në takim është folur edhe për merkaton, ku Koeman ka vazhduar të këmbëngulë për lojtarë si Wijnaldum, Depay dhe Garcia, duke marrë edhe miratimin e presidentit Laporta për t’i afruar këta lojtarë në radhët e katalanasve. Në këtë mënyrë ai ka zgjidhur edhe një shqetësim të tij, që e ka shprehur shpesh në konferencat për shtyp.

Për t’u ulur të krye të pankinës “blaugrana”, Ronald Koeman, në verën e shkuar “braktisi” stolin e kombëtares së Holandës, pas ofertës së marrë nga ish-presidenti Bartomeu për të drejtuar Barcelonën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndryshimet në presidencën e klubit katalan ngritën hije dyshimi edhe për të ardhmen e trajnerit Ronald Koeman, i cili tashmë ka marrë “bekimin” edhe nga presidenti Laporta dhe kontrata e holandezit do tëp jetë e vlefshme edhe për sezonin e ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment