Sport

Barcelona, pa Koeman, në ndeshjen që përcakton fatet e La Ligas

Klubi katalan e ka apeluar vendimin ndaj trajnerit holandez, por gjykata nuk e ndryshuar masën e ndëshkimit
Featured image of article: Barcelona, pa Koeman, në ndeshjen që përcakton fatet e La Ligas

SPANJE – Të shtunën e 8 majit, skuadra e Barcelonës, në orën 16:15, do të luajë në “Camp Nou” ndaj kryesuesve të Atletico Madrid, pa trajnerin Ronald Koeman në pankinë. Holandezi u ndëshkua me karton të kuq kundër Valencias.

Klubi katalan e ka apeluar këtë vendim disiplinor, por ka marrë refuzim nga gjykata. Skuadra “blaugrana”, në këtë takim përcaktues për fatet e titullit në La Liga do të udhëhiqet nga asistenti Alfred Schreuder.

Aktualisht, diferenca midis Atleticos dhe Barcelonës është vetëm 2 pikë. Po aq larg është edhe Real Madridi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment