Sport

Barcelona nis bisedimet me Kun Agueron…

Sulmuesi 32-vjeçar argjentinas, pas një decade do të largohet nga Manchester Cyti
Featured image of article: Barcelona nis bisedimet me Kun Agueron…

SPANJE – ‘Sky Sport’ raporton se Barcelona ka hapur bisedimet me agjentët Sergio Aguero, i njohur edhe si Kun Aguro, për të arritur një marrëveshje të mundshme, që sulmuesi argjentinas të transferohet në “Camp Nou”.

Kontrata aktuale e Agueros me skuadrën e Pep Guardiolas do të përfundojë në fund të këtij sezoni, përkohë që edhe vetë sulmuesi ka konfirmuar, se pas një dekade do të largohet nga Manchester Cyti gjatë verës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tani, gjithnjë sipas ‘Sky Sport’, thuhet se krerët e bordit të klubit katalanas, e kërkojnë me ngulm sulmuesin argjentinas, i cili që nga transferimi te Manchester Cyti ka bërë 273 ndeshje, duke shënuar 182 gola dhe 73 asistime.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment