Sport

Barcelona në kaos,Setien ka humbur kontrollin e skuadrës, shikoni Messin si injoron këshillat e tij dhe të zv.trajnerit

Eder Sarabia, afrohet dhe kërkon që t’i jap këshillat e tij Lionel Mesit sesi duhej të vepronte në minutat e mbetura.Por ylli argjentinas e ka injoruar tërësisht
Featured image of article: Barcelona në kaos,Setien ka humbur kontrollin e skuadrës, shikoni Messin si injoron këshillat e tij dhe të zv.trajnerit Messi dhe trajneri Setien

BARCELONË– Që nuk është një moment i mirë i Barcelonës kjo reflektohet edhe në rezultate. Barazimi 2-2 ndaj Celta Vigos, largoi katalanasit nga vendi i parë që tani e sheh kreun dy pikë larg që mbahet nga Real Madrid. Pikërisht në ndeshjen ndaj Celta-s, kamerat spanjolle arritën të kapnin në një moment kur skuadrat po pinin ujë gjatë pjesës së dytë dhe zv.trajneri i skuadrës, Eder Sarabia, afrohet dhe kërkon që t’i jap këshillat e tij Lionel Mesit sesi duhej të vepronte në minutat e mbetura.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por ylli argjentinas e ka injoruar tërësisht duke mos e dëgjuar dhe komunikuar me të, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Sarabias. Të gjithën këtë skenë po e ndiqte me vëmendje dhe në përhumbje Setien, që kupton sesi situata i ka dalë nga duart.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment