Sport

Barcelona në ankth për kalimin e Neymar tek Real Madrid, telefonata e Messit me yllin brazilian

Ylli brazilian duket se është më afër se kurrë për një rikthim të mundshëm tek klubi i Barcelonës negociatat janë përshpejtuar pas përfshirjes së Real Madrid për të marrë sulmuesin.
Featured image of article: Barcelona në ankth për kalimin e Neymar tek Real Madrid, telefonata e Messit me yllin brazilian Sulmuesi Neymar

SPANJË– Ylli brazilian Neymar pak kohë më parë ka shprehur dëshirën që të largohet nga klubi i PSG-së.

Menjëherë pas kësaj deklarate shumë klube kanë kërkuar shërbimet e brazilianit por asgjë nuk është konkretizuar akoma.  Në tentativa për të afruar në klub yllin brazilian është dhe Real Madrid, të cilët janë kundërshtarë të përjetshëm me klubin katalanas.

Por sipas lëvizjeve më të fundit duket se Neymar duket se është shumë pranë rikthimit tek klubi i Barcelonës.

Gjatë ditës së sotme, avokati i Neymar është parë duke hyrë në zyrtar e stadiumit Camp Nou për të negociuar marrëveshjen.

Por tentativat e Messit dhe Barcelonës kanë shkuar më tej duke i bërë një ofertë zyrtare klubit të PSG-së dhe kanë  nisur drejt Parisit tre emisarët, Javier Bordas, anëtar i zonës sportive të klubit, Eric Abidal, sekretar teknik, dhe ndërmjetësi André Cury, i cili ka qenë dhe ndërmjetsi kryesor në marrveshjen e parë të Neymar dhe Barcelonës.

Messi pas tentativës së Real Madritit për të marrë Neymar ka telefonuar ish-shokun e skuadrës duke i kërkuar të mos avancojë në bisedimet me Real Madridin, sepse nuk do t’i pëlqente askujt kjo tradhti, kalimi te armiqtë e përjetshëm të katalanasve, por dhe duke i dhënë edhe garancinë se Barça do të nisë bisedimet përfundimtare për të mbyllur gjithçka. 

Këto takime dy palëshe duket se po çojn drejt finalizimit të një marrveshje mes Neymar dhe Barcelonës.

(D.K/Dosja.al)

 

Shto Koment