Sport

Barcelona ndryshon skemën kundër Napolit, Hysaj e nis nga stoli (formacionet)

Mungesat e sulmuesve Suarez dhe Dembélé mund të bëjnë që Setien të përdorë skemën 4-3-1-2
Featured image of article: Barcelona ndryshon skemën kundër Napolit, Hysaj e nis nga stoli (formacionet) Foto ilustruese

Napoli-Barcelona është ndeshja e shumëpritur e kësaj të marte në Champions League. Leo Messi do të luajë në “tempullin” e legjendës Diego Maradona.

Napoli i trajnerit Gattuso do të përdorë skemën klasike 4-3-3. Mertens do të mbështetet në sulm nga Callejon dhe Insigne, teksa bie në sy mungesa e mbrojtësit Koulibaly. Pritet që Hysaj ta nisë nga stoli.

Barcelona pritet të bëjë ndryshime. Mungesat e sulmuesve Suarez dhe Dembélé mund të bëjnë që Setien të përdorë skemën 4-3-1-2. Vidal mund të luajë si trekuartist, ndërsa Messi dhe Griezmann mund të alternohen në sulm së bashku. Në të majtë të mbrojtjes do të jetë Firpo, meqë Jordi Alba është i dëmtuar.

Formacionet e mundshme:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Napoli (4-3-3): Ospina; Di Lorenzo, Manolas, Maksimovic, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Callejón, Mertens, Insigne.

Barcelona (4-3-1-2): Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Junior Firpo; F. De Jong, Busquets, Arthur; Vidal; Messi, Griezmann.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment