Sport

Barcelona, “mollë e ndaluar” për sulmuesin e kombëtares kuqezi Rej Manaj?!

Po shkëlqen me Barcelonën B, por trajneri Pimienta, nuk e shikon sulmuesin Manajn, si pjesë e skuadrës së parë edhe pse ai ende nuk i ka mbushur 24 vjeçët!
Featured image of article: Barcelona, “mollë e ndaluar” për sulmuesin e kombëtares kuqezi Rej Manaj?!

SPANJE – Me shumnë gjasa, sulmuesi i kombëtares kuqezi Rej Manaj, e ka humbur shansin e tij për të qenë pjesë e skuadrës së parë katalanase të Barcelonës. Kjo edhe pse ai po bën paraqitje të mira në radhët e Barcelonës B, ku veçanërisht në takimin e fundit ndaj Badalonas të fituar 4-0 ishte protagonist.

Kjo lë të dyshohet, pasi dëgjon fjalët e trajnerit të skuadrës së dytë katalane, Garcia Pimienta, i cili sulmuesin e kombëtares kuqezi Rei Manaj, edhe pse ende nuk i ka mbushur 24 vjeçët, nuk e shikon si pjesë e skuadrës së Barcelonës në të ardhmen.

“Shikojeni ekipin dhe të gjithë përveç Manaj, janë lojtarë nën 23-vjeç dhe kanë një profil të qartë që mund të mbërrijnë në ekipin e parë. Të gjithë këta janë nga “kantera” me ADN që e njohim dhe me objektiv të qartë për të mbërritur te skuadra e parë”,– ka deklaruar trajneri Pimienta, i cili duket sikur “përjashton” Manaj nga kjo mundësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët, para se në krye të stolit të skuadrës katalane të ulej Ronald Koeman, sulmuesi i kombëtare kuqezi Rej Manaj ka qenë i grumbulluar, madje edhe është ulur në stolin e Barcelonës. Por me sa duket, ajo periudhë e artë shpresash ka perënduar për Manaj, sipas trajnerit Pimienta të Barçës B.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment