Sport

Barcelona-Martinez, Interi hap krahun për sulmuesin argjentinas

Drejtori sportiv i Interit i jep një sinjal pozitiv Barcelonës
Featured image of article: Barcelona-Martinez, Interi hap krahun për sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez

Lautaro Martinez ka shanse reale për t’u transferuar te Barcelona. Prej kohësh spekulohet se Leo Messi po lobon shumë në “Camp Nou”, që ai t’i bashkohet atje.

Para ndeshjes së sotme me Lazion, drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, ka folur për këtë temë për “Sky Sport”. “Lautaro është i fokusuar vetëm tek Interi. Ai është një djalosh i ri, i cili po rritet shumë. Interi nuk ka folur me asnjë klub për të. Lojtarët tanë mund t’i shesim, nëse vërtet kërkojnë të largohen”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pra, me pak fjalë, nëse sulmuesi argjentinas i jep sinjale largimi Interit, klubi zikaltër nuk do të refuzojë transferimin e tij te Barcelona. Lajm mjaft i mirë për tifozët katalanas.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment