Sport

Barcelona çon te Schalke lojtarin që donte Milani, zbardhet klauzola e rikthimit

Parashikohet që katalanasit mund ta riblejnë për 50 milionë euro (40 mln euro fikse plus 10 mln euro bonuse)
Featured image of article: Barcelona çon te Schalke lojtarin që donte Milani, zbardhet klauzola e rikthimit Jean-Clair Todibo

Jean-Clair Todibo kërkohej me ngulm nga Milani, por sonte u zyrtarizua si lojtar i Schalke 04. 20 vjeçari nuk arriti ta fitojë formacionin te Barcelona dhe ka zgjedhur të veshë fanellën blu të “Mbretërorëve”.

Mbrojtësi francez do të huazohet me opsion blerjeje përfundimtare për 25 mln euro plus 5 mln euro të tjera bonuse. Todibo kishte ofertë dhe nga Milani, por vendosi të transferohet në Bundesligë, aty ku zakonisht talentet kanë sukses, sepse fitojnë hapësira dhe kanë pak presion mediatik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Barcelona ende nuk ka hequr dorë përfundimisht nga ky djalosh, sepse në klauzolën e kontratës së tij të re parashikohet që katalanasit mund ta riblejnë për 50 milionë euro (40 mln euro fikse plus 10 mln euro bonuse).

(M.P/ dosja.al)

Shto Koment