Sport

Barcelona, asnjëherë kaq keq në 33 vjet, Messi? Statistikat më të këqija në historinë e tij

"Mundo Deportivo" bën një analizë të pamëshirshme të numrit të topave të humbur nga numri 10 gjatë këtij fillimi të sezonit
Featured image of article: Barcelona, asnjëherë kaq keq në 33 vjet, Messi? Statistikat më të këqija në historinë e tij Leo Messi

SPANJË-Vendi i shtatë në klasifikim me 14 pikë në 10 ndeshje, me një bilanc 4 fitore, po aq humbje dhe 2 barazime. Për të gjetur një fillim kaq të keq të Barcelonës në kampionat, duhet të kthehemi në sezonin 1987-88. 33 vjet më parë. Ronald Koeman, trajneri i ardhur këtë sezon nuk po mundet dot ti japë një identitet ndryshe skuadrës, madje po lë në hije edhe një Lionel Messi që tashmë është në bankën e të akuzuarve.

“Mundo Deportivo” bën një analizë të pamëshirshme të numrit të topave të humbur nga numri 10 gjatë këtij fillimi të sezonit. Me Cadiz kishte 29, një rekord personal. Me Real Madrid 26, me Alaves 27 dhe me Atletico Madrid 23.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me siguri nuk mund të thuhet se shifra në një farë mënyre është e lidhur me pozicionin në fushë të dëshiruar nga Koeman. Problemi është se ai duket se i është nënshtruar një përfshirjeje në atë që është specialiteti i tij: driblimet.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment