Sport

Barcelona humbi gjithçka dhe shkon në -8, Kadiz barazon në “in extremis”

Katalanët kaluan në epërsi, pas thuajse gjysmë ore lojë me anë të Mesit me penallti, por në minutën e 89-të Aleks Fernandez barazoi në “Camp Nou”
Featured image of article: Barcelona humbi gjithçka dhe shkon në -8, Kadiz barazon në “in extremis”
Përditësuar:

SPANJE – Në ndeshjen e javës së 24-t të La Ligës, Barcelona humbi një mundësi për të qëndruar pranë skuadrave të Madridit, duke barazuar 1-1 në shtëpi kundër Kadiz, në një ndeshje të dominuar për 95 minuta.

Katalanasit kaluan në epërsi në minutën e 32-të me anë të Mesit, që ekzekutoi me saktësi një penallti. Më pas, Barcelona e qarkulloi topin, krijoi epërsi, por pa arritur të gjente golin e dytë dhe të sigurisë.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 89-të, Aleks Fernandez shënon nga pika e penalltisë, pas një faulli të Lenglet, duke arritur barazimin e bujshëm 1-1, që zbeh shpresat e katalanasve në garën për titull. Atletiko Madrid, që gjithashtu u mund dje, pas javës së 24-t është 8 pikë më tepër se Barcelona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment