Showbiz

‘Të ka pëlqyer Berlusconi’/ Plas keq sherri në emisionin italian. Kritiku Vittorio Sgarbi fyen moderatoren: Shko dhe q**, na çave tra*in. d’Urso: Pse duhet ta thoshe këtu?

Shkak i sherrit u bë një shaka e tepruar nga ana e Sgarbit, i cili teksa fliste për një nga të ftuarat, e pyeti nëse ishte rekomanduar nga Berluskoni, duke përmendur që edhe moderatorja e emisionit ishte një ndër biondet e preferuara të ish-kryeministrit italian.
Featured image of article: ‘Të ka pëlqyer Berlusconi’/ Plas keq sherri në emisionin italian. Kritiku Vittorio Sgarbi fyen moderatoren: Shko dhe q**, na çave tra*in. d’Urso: Pse duhet ta thoshe këtu? Barbara d’Urso dhe Vittorio Sgarbi
Përditësuar:

ITALI– Sherr mes prezantueses së njohur Barbara d’Urso dhe kritikut të artit Vittorio Sgarbi gjatë emisionit “Non è la D’Urso”.

Shkak i sherrit u bë një shaka e tepruar nga ana e Sgarbit, i cili teksa fliste për një nga të ftuarat, e pyeti nëse ishte rekomanduar nga Berluskoni, duke përmendur që edhe moderatorja e emisionit ishte një ndër biondet e preferuara të ish-kryeministrit italian.

Deklarata e tij, ka ofenduar Barbara D’Urson, e cila ka reaguar menjëherë duke e pyetur Sgarbin se përse po shpikte, ndërsa ai iu kthye sërish me humor duke bërë që mes të dyve të ndizen gjakrat dhe debati të degradojë në përdorimin e fjalëve banale.

PJESË NGA EMISIONI:

Barbara D’Urso: Po çfarë thua, po pse i shpik këto gjëra?

Vittorio Sgarbi: Ai më ka thënë edhe për ty, është një vajzë e bukur D’urso.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Barbara d’Urso: Për sa kohë që bëni shaka, bëni shaka, por nuk është argëtuese. Kur më përmendni mua, atëherë zemërohem. Edhe nëse është e vërtetë pse duhet ta thoshit këtu?

Vittorio Sgarbi: Dhi, e paaftë. Shko dhe q.. ti dhe jeta jote e padobishme. Na çave trapin, Ik ti, unë nuk largohem, boll na predikove”.

Barbara d’Urso: Dil nga këtu. Ti nuk mund të vish këtu në emision dhe të thuash ç’të duash. Nuk mund të vish në emision dhe të thuash ç’të duash duke më ofenduar edhe mua. Ik!

Vittorio Sgarbi: Nuk iki, ik ti!

Barbara d’Urso: Është emisioni im, ik ti!

Por duket se sherri i ka kushtuar shumë Sgarbit, i cili është lënë jashtë programeve Mediaset duke mos u shfaqur as në “Quarta Repubblica”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment