Sport

Barazimi në derbi ngroh Halilin dhe jep shpresa për të ardhmen: Skuadra tregoi se ka këllqe për të…

Refik Halili ka folur pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Tirana përfunduar me shifrat 0-0 duke thënë se është i kënaqur me atë që tregoi skuadra e tij në derbi
Featured image of article: Barazimi në derbi ngroh Halilin dhe jep shpresa për të ardhmen: Skuadra tregoi se ka këllqe për të… Refik Halili

TIRANË– Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka folur pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Tirana përfunduar me shifrat 0-0 duke thënë se është i kënaqur me atë që tregoi skuadra e tij në derbin ndaj Partizanit.

Pas ndeshjes, numri 1 i bardhebluve tha: “Unë për vete për ndeshjen e sotme jam shumë i kënaqur për një arsye se skuadra luajti mirë. Tregoi që ka këllqe për të vazhduar edhe për sezonin e ardhshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një pjesë e lojtarëve do jenë pjesë e jonë. Llogaritë për titullin tashmë janë mbyllur për ne. Ne jemi e vetmja skuadër që e respektojmë në maksimum kampionatin.”, tha Halili.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment