Aktualitet

Banori nga Laçi i dëshpëruar: Të vijë të ma ndërtojë shteti shtëpinë me 5 milionë lekë, se inxhinieri s’ma bën…lekët i mora se m’i dhanë mezor por s’dalin

Ai rrefeu se një inxhinier provat që ka kontaktuar, i ka kërkuar të paktën 12 milion lekë dhe nuk ia ka marrë përsipër me aq para.
Featured image of article: Banori nga Laçi i dëshpëruar: Të vijë të ma ndërtojë shteti shtëpinë me 5 milionë lekë, se inxhinieri s’ma bën…lekët i mora se m’i dhanë mezor por s’dalin Banori në Laç

TIRANË– Një familje nga Laçi jeton ende në çadër. Në një lidhje me Skype në “Open”, kryefamiljari tha se nga shteti ka marrë pesë million lekë por prej një viti jeton në çadër, pasi ato para nuk dalin as për gjysmën e shtëpisë.

Ai rrefeu se një inxhinier provat që ka kontaktuar, i ka kërkuar të paktën 12 milion lekë dhe nuk ia ka marrë përsipër me aq para.

“Inxhinierët e kanë cilësuar ds3, pra 5 milionë por shtëpia nuk pranon riparim, shtëpia është e pabanueshme. Ka 1 vit që jetoj në kushte ç’njerëzore. Flemë çdo natë në çadër. Unë i kam marrë lekët, se më tha kryetarja merri ose s’do i marrësh më. Unë kam frikë të hyjmë në atë banesë. Me ato 5 milionë lekë le të vijë shteti ta bëjë ose ajo kryetarja që më detyroi të marrë lekët. Pa 12 milionë lekë nuk riparohet nëse duhet të jetë e banueshme. Një inxhiner që kam marrë privatisht më ka thënë që kjo nuk mban riparim,”- tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga studioja zv/ministri Shkreli tha se ky rast ka nevojë për një riekspertim.

“Ky është një rast që mund të gjykojmë mbi bazën e letrës dhe dëshmive. Tani këto bien në kundërshtim, në rastin konkret duhet bërë një riekspertim,”- shtoi ai.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment