Aktualitet

Banorët e Unazës së Re vijojnë protestën, forca të shuma policie në terren (VD)

Ditët e fundit Policia ka shtuar masat në këtë protestë, ku kanë nisur dhe arrestimet e banorëve.

TIRANË- Banorët e Unazës së Re që preken nga projekti i rrugës së re, kanë dalë dhe sot në protestë. Ata kërkojnë anulimin e projektit dhe e quajnë atë korruptiv.

Ditët e fundit Policia ka shtuar masat në këtë protestë, ku kanë nisur dhe arrestimet e banorëve.

Sot banorët të shumtë në numër kërkojnë dhe lirmin e të gjithë të arrestuarve. Ata prej tre ditësh tashmë protestojnë në trortuar, pasi Policia nuk lejon më bllokimin e rrugës pas ndryshimit të Kodit Penal që ka ashpërsuar dënimet për ata që bllokojnë rrugën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme banorët e Astirit protestuan për projektin e “Unazës së Re”, sipas të cilit shemben shumë banesa në këtë zonë. Pati përplasje mes tyre dhe Policisë, ku u arrestuan 10 persona, mes tyre edhe ish-deputeti Klevis Balliu. Në krye të banorëve ishte edhe Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili i drejtoi protestuesit për të bllokuar rrugën. Kjo në fakt solli shumë trafik në kryqytet.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment