Aktualitet

Punimet në Kardhiq-Delvinë/ Banorët e Senicës bllokuan rrugën me gurë në shenjë PROTESTE, marrin zgjidhje nga firma ndërtuese

VIDEO
Banoret kërkojnë nga firma e punimeve ndërtimin e rrugës deri në fshatin e tyre dhe projektin final të hyrje daljes për në fshatin e tyre.
Featured image of article: Punimet në Kardhiq-Delvinë/ Banorët e Senicës bllokuan rrugën me gurë në shenjë PROTESTE, marrin zgjidhje nga firma ndërtuese Pamje nga protesta

VLORË– Banorët e Senicës bllokuan mëngjesin e sotëm punimet në rrugën Kardhiq – Delvinë. Ata kërkuan nga firma e punimeve ndërtimin e rrugës deri në fshatin e tyre dhe projektin final të hyrje daljes për në fshatin e tyre. Banorët kërkuan asfaltimin e rrugës egzistuese për në fshatin e tyre, si dhe rindërtimin e ujësjellësit pasi pretendojnë se ua ka prishur firma gjatë punimeve.

 

‘Ne duam që të rregullohet rruga ekzistuese, si dhe të rregullohet rruga që na çon në fshatin Senicë. Na duhet të çojmë në fshat të paktën ambulancën. Duam patjetër ujësjellësin e fshatit, që të shikohet nga pushteti lokal , pasi depot e ujit janë të hapura, sepse mund të vijnë edhe të hedhin helm aty. Nuk e di pse e neglizhojnë një zonë kaq të madhe. Premtimi që kam marrë nga autoritete është që do të fillojë betonimi i rrugës ekzistuese. I jam drejtues edhe kryeministrit Edi Rama, të nisë një grup pune dhe të shohë situatën ku ndodhemi. Kemi komunikuar me kryetaren e bashkisë, dhe ajo vazhdon me besimin se do ta gjejmë zgjidhjen. Këtu jemi.’- tha banori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në shenjë proteste, ata vendosën gurë në rrugë duke penguar kalimin e automjeteve deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Mirëpo disa orësh protestë, banorët e fshatit Senicë kanë marrë zgjidhje për kërkesat e tyre. Ata kanë marrë premtim nga firma e cila po kryen punimet për aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, se rruga e tyre për në fshat do të ndërtohet si dhe ujësjellësi i cili është shkatërruar do të rindërtohet.

Morën për sipër që të hedhin betonin për rrugën. Morëm një zgjidhje problemi të përciptë. Do të marrë zgjidhje kur të vijë prefekti dhe kryetari i bashkisë. Do të vijnë edhe ato që merren me procedurat e ujësjellësit’- u shpreh një banor.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment