Aktualitet

Banorët e fshatrave në Korçë në protestë për ujin: Taksat i paguajmë, turp, ky që na vjen nuk pihet

Banorët e fshatrave Orman dhe Rëmbec janë ngritur në protestë pasi ka mungesë të ujit të pijshëm.
Featured image of article: Banorët e fshatrave në Korçë në protestë për ujin: Taksat i paguajmë, turp, ky që na vjen nuk pihet Foto ilustruese

Korçë- Në Maliq të Korçës banorët e fshatit Orman dhe Rëmbec janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm.

Mësohet se banorët kanë bllokuar rrugën kryesore të fshatit pasi deklarojnë se prej ditësh nuk kanë ujë. “Turp që ende vuajmë nga uji i pijshëm. Ai që vjen nuk pihet. Prej kohësh nuk kemi ujë, ndërsa taksat i paguajmë.”, janë shprehur banorët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe në qytetin e Tiranës është si problem mungesa e ujit të pijshëm. Vetëm në ditë më parë në urgjencën e Infektivit në QSUT janë paraqitur 280 qytetarë me simptoma të ndryshme.

J.V/Dosja.al

Shto Koment