DIBËR– Banorët e Dibrës kanë dalë ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.
Banorët janë mbledhur të gjithë së bashku pa maska dhe pa asnjë distancë sociale. Ata kërkojnë që të mos ndërtohet projekti.
Historiku i ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës daton që 50 vite më parë. Tentativa për ndërtimin e tij janë bërë nga disa qeveri.
(A.B)/Dosja.al