Aktualitet

Banorët e Dhërmiut të ardhur nga Mirdita? Ceka: Është legjendë që vjen nga emrat

Jo thjesht bregdeti i njohur dhe i mbushur nga turistët, por historia e zonës, fshatrat, personazhet e njohur të tyre dhe gjithçka tjetër, që lidhet me jetën e banorëve të një zone që gjithmonë ka tërhequr vëmendje për origjinalitetin e saj.
Featured image of article: Banorët e Dhërmiut të ardhur nga Mirdita? Ceka: Është legjendë që vjen nga emrat Neritan Ceka

TIRANË– Në një emision dedikuar turizimit dhe destinacioneve të tij për të gjithë ata që do të pushojnë në Shqipëri këtë verë, “Opinion” është ndalur në zonën nga Llogaraja deri në Himarë.

Jo thjesht bregdeti i njohur dhe i mbushur nga turistët, por historia e zonës, fshatrat, personazhet e njohur të tyre dhe gjithçka tjetër, që lidhet me jetën e banorëve të një zone që gjithmonë ka tërhequr vëmendje për origjinalitetin e saj.

Në studio me historianin dhe arkeologun Neritan Ceka, është diskutuar edhe mbi prejardhjen e banorëve të Dhërmiut.

Fevziu: Petro Marko shkruan që fshatarët e Dhërmiut kishin ardhur nga Kruja dhe Mirëdita.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ceka: Kjo duket edhe nga lagja Gjilekaj, patjetër Gjinlek. Por kjo është dhe pak legjendë, sepse ka patur një periudhë që e gjithë Shqipëria kishte emra katolikë që vijnë nga kristianizimi i shekujve 4 dhe 6, ndaj e gjejmë kudo. Edhe në Labëri Gjoleka psh, patjetër nuk ishte mirditor, por gjejmë edhe Gjin Bue Shpata, që është çam. Pra, legjenda për emrat katolikë që kanë ardhur nga veriu është artificiale, por baza e emrave në të gjithë jugun ka qenë e njëjtë me atë të veriut.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Një Koment në “Banorët e Dhërmiut të ardhur nga Mirdita? Ceka: Është legjendë që vjen nga emrat

  1. Neritani paska rrjedhur. Perse legjende? Ku e bazon ai kete gje? Nuk eshte Tirana e krijuar nga krutanet dhe fshataret perreth Tiranes? A nuk kishte forca mirditore bashke me ato dibrane qe luftuan per Ali Pashe Tepelenen (fundi shek.XVIII fillimi shek.XIX)?!

Shto Koment