LIVE UPDATES
Bota

Banka Qendrore gjermane ka nevojë për president të ri! Weidmann dha dorëheqjen

21 Tetor 2021, 06:05 Nga DOSJA
Banka Qendrore gjermane ka nevojë për president të ri! Weidmann

Banka Qendrore gjermane (Bundesbank) ka nevojë për një shef të ri. Presidenti aktual Jens Weidmann njoftoi dorëheqjen në fund të këtij viti. Gjetja e një pasardhësi është detyrë e qeverisë së ardhshme federale.

Presidenti i Bankës Qendrore gjermane, Bundesbank, Jens Weidmann njoftoi papritur dorëheqjen e tij në fund të këtij viti. 53-vjeçari shkroi në një letër drejtuar punonjësve të tij se më shumë se dhjetë vjet në post është një kohë e mirë për të kthyer një fletë të re- “për Bankën Qendrore, por edhe për mua personalisht”. Në fund të fundit, këto dhjetë vjet përfshinin kapërcimin e krizës së borxheve dhe, në një vit e gjysmën e fundit, krizën e koronas – vite në të cilat politika monetare duhej të përballej vazhdimisht me sfida të reja.

Jens Weidmann-i e ka drejtuar Deutsche Bundesbank-ën që nga maji 2011. Ai pasoi Axel Weber-in, i cili dha dorëheqjen në mosmarrëveshjen mbi politikën monetare të Bankës Qendrore Evropiane (BQE). Weidmann-i, gjithashtu, gjithmonë ka marrë një pozicion të orientuar drejt stabilitetit në Këshillin Drejtues të BQE, në të cilin është anëtar si President i Bundesbank-ës, thotë Jörg Krämer, kryekonomist në Commerzbank:”Ai ka qenë gjithmonë kundër një politike të ofrimit të parave me dorë të lirë, ai ka mbrojtur pavarësinë e Bankës Qendrore, dhe i ka bërë të gjitha këto me argumente shumë, shumë inteligjente”.

Shumicën e kohës në minoritet

Megjithatë midis shumë pëllumbave që priren të jenë në favor të politikës monetare të lirshme në Këshillin Drejtues të BQE, ai ka mbetur në minoritet, veçanërisht vitet e fundit. Kjo mund të jetë një arsye për tërheqjen e tij të parakohshme, dyshon Krämer: “Kur nuk arrin të imponohesh gjatë dhjetë viteve me argumente shumë, shumë të mira, atëherë kjo sigurisht që luan një rol.”

Dorëheqja e Jens Weidmann-it vjen në një kohë kur politika monetare dhe fiskale po përballet me sfida të konsiderueshme, thotë Stefan Kooths, drejtor kërkimor për koniunkturën dhe rritjen në Institutin për Ekonominë Botërore (IfW) në Kiel: “Në veçanti, po bëhet e qartë se zona e euros duhet të gjejë një rrugëdalje nga politika e normës së interesit zero, dhe kjo nuk do të jetë një shëtitje në park përballë niveleve të larta të borxhit edhe në vendet e mëdha anëtare.” Në këtë kontekst, është shumë i rëndësishëm një orientim i qëndrueshëm drejt stabilitetit, të cilin e përfaqëson Weidmann-i.

Pasardhësi duhet të jetë një personalitet i profilit të lartë

“Është e rëndësishme që për të pasuar Jens Weidmann-in të gjendet një personalitet i ngjashëm i profilit të lartë dhe me përvojë”, thotë Michael Holstein, kryeekonomist në DZ-Bank. “Nëse Bundesbank nuk funksionon si paralajmëruese kundër rreziqeve të financimit të shteteve me para nga BQE dhe për një mandat të përcaktuar ngushtë, kjo nuk do të mbetet pa ndikim në pritjet e inflacionit”, paralajmëron ekonomisti IfW Kooths. “Një zhvillim i tillë gjithsesi do të ishte problematik, në situatën aktuale do të vinte në një moment krejtësisht të papërshtatshëm”.

Kush e pason presidentin është në duart e qeverisë së ardhshme federale. Përveç presidentit, ajo do të emërojë edhe zëvendëspresidentin si dhe “një anëtar tjetër”, siç përcakton ligji i Bankës Qendrore gjermane, Bundesbank. Tre anëtarët e tjerë të bordit do të emërohen nga qeveritë e landeve federale.

Si pasardhës, tani mund të zgjidhet për këtë post për herë të parë një grua. Zëvendëspresidentja Claudia Buch përmendet, por edhe drejtoresha në BQE, Isabel Schnabel. Për shkak se pozicioni ndoshta do të përcaktohet nga qeveria federale e ardhshme, mund të luajë një rol edhe afërsia politike partiake. Përmendet edhe emri i Marcel Fratzscher. Kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW) është i afërt me SPD. Në bordin aktual të Bundesbank-ës, pesë nga gjashtë pozicionet janë emëruar nga CDU/CSU në qeveritë federale dhe të landeve federale.

Të gjitha janë akoma spekullime. Në atë kohë, as Jens Weidmann-in nuk e përmendën që në fillim./DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota banka ne gjermani gjermani jens weidmann banka ne gjermani gjermani jens weidmann

Sondazh

Poll
Bota 21 Tetor 2021, 05:40

Raporti i Progresit për Kosovën: Pak përparim

Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve t...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni