Aktualitet

Banka e Austrisë: Brenda 5 viteve Leku do të zhduket dhe të zëvendësohet me Euron

Sipas sondazhit, në vitin 2014 ata që besonin se futja e euros do të ndodhte në 5 vite ishin sa gjysma e atyre që janë sot, pra, vetëm 15%.
Featured image of article: Banka e Austrisë: Brenda 5 viteve Leku do të zhduket dhe të zëvendësohet me Euron Foto ilustruese

TIRANË- Një në tre shqiptarë beson se, në harkun e 5 viteve të ardhshëm, leku nuk do të jetë më monedha vendase. Sipas një anketimi të kryer nga Banka Qendrore e Austrisë një në tre shqiptarë beson se, në harkun e 5 viteve të ardhshëm, leku nuk do të jetë më monedha vendase.

Sipas sondazhit, në vitin 2014 ata që besonin se futja e euros do të ndodhte në 5 vite ishin sa gjysma e atyre që janë sot, pra, vetëm 15%.

Thuajse 30% e shqiptarëve besojnë kështu se,në harkun e 5 viteve të ardhshme, monedha jonë kombëtare do të jetë euro, monedhë të cilën do ta ndajmë me vendet e eurozonës, por edhe me fqinjin tonë, Kosovën.

Pothuajse 35% e shqiptarëve ndërkohë mendojnë se euro do të jetë monedhë zyrtare në vendin tonë në 6-10 vitet e ardhshme. Në 2014-ën kjo normë ka qenë shumë e ulët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth 10% ndërkohë mendojnë se s’do të ndodhë kurrë, ndërsa pjesa tjetër mendon se kjo do të ndodhë pas 20 vitesh, apo shprehen se nuk e dinë.

Ndërkohë po të bësh një krahasim mes dy  grafikëve, bie në sy fakti se optimizmi po rritet gjithmonë e më shumë dhe me siguri ky fenomen  lidhet me perspektivën e integrimit europian të vendit tonë.

A.C/Dosja.al

Shto Koment