Aktualitet

Banesën ia shkatërroi tërmeti/ Prokurorja Arta Marku çdo ditë vajtje-ardhje nga Shkodra

Arta Marku që pas tërmetit të 26 nëntorit e bën vajtje-ardhje rrugën Shkodër Tiranës, pasi ka të dëmtuar banesën e saj në kryeqytet.
Featured image of article: Banesën ia shkatërroi tërmeti/ Prokurorja Arta Marku çdo ditë vajtje-ardhje nga Shkodra Arta Marku

Tiranë– Një prej personave që është prekur nga tërmeti është edhe ish-prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, e cila i dorëzoi sot detyrën Prokurorit të Ri të Përgjithshëm Olsian Çela.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se banesa ku jetonte ajo në Tiranë, pranë rrugës “Siri Kodra” është shkatërruar nga tërmeti dhe sipas ekspertëve ka dalë e pabanueshme. Kjo gjë e ka detyruar Markun që përgjatë këtyre ditëve, pas 26 nëntorit të përshkojë çdo ditë rrugën Tiranë-Shkodër dhe anasjelltas për të qenë në detyrë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas lënies së detyrës si Kryeprokurore e Përkohshme, Arta Marku do të ushtrojë detyrën si prokurore pranë Gjykatës së Shkodrës. Marku u zgjodh si anëtare, por ajo s’mund të vijojë të jetë anëtare e KED, përderisa Kuvendi votoi si prokuror të Përgjithshëm Olsian Celën. Ajo listohej për shkak të funksionit, por për momentin sipas ligjit duhet të kthehet në Shkodër, aty ku ka emërimin, nëse KLP, nuk e emëron në ndonjë detyrë tjetër.

Marrë nga Ballkan web

J.V/Dosja.al

Shto Koment