Sport

Banderola kundër UEFA-s dhe Red Bull-it, tifozët gjermanë rrezikojnë gjobë të rëndë

Gjermanët hapën dy banderola duke sulmuar UEFA-n dhe Red Bull-in. "F*ck UEFA", shkruhej në të parën, ndërsa në të dytën shkruhej "F*ck RB"
Featured image of article: Banderola kundër UEFA-s dhe Red Bull-it, tifozët gjermanë rrezikojnë gjobë të rëndë Banderola e tifozëve të Frankfurtit

Si mund të fitosh 4-1 një ndeshje në Europa League dhe të rrezikosh dënim të pashembullt nga UEFA? E thjeshtë: pyesni Eintracht Frankfurt-in.

Ekipi gjerman sot fitoi me rezultatin 4-1 kundër Salzburgut në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/32 në Europa League. Tifozeria e Frankfurtit shfaqi probleme në shkallët e stadiumit.

Gjermanët hapën dy banderola duke sulmuar UEFA-n dhe Red Bull-in. “F*ck UEFA”, shkruhej në të parën, ndërsa në të dytën shkruhej “F*ck RB”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Referuar pikërisht Red Bull-it, pasi kjo kompani zotëron dhe Red Bull Salzburgun dhe Red Bull Leipzigun. Pritet të ketë një dënim të madh për gjermanët.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment