Politike

‘Bandat kriminale po kontrollojnë vendin’/ Lleshaj ‘përplaset’ me gazetarin Hoxha: S’është e vërtetë! Vrasjet jashtë-shtetit nuk llogariten…

Ndërkohë, në këtë moment ka ndërhyrë edhe gazetari Artan Hoxha, i cili i tha Lleshajt se krimi i organizuar kontrollon shumicën e qyteteve shqiptare. Ai tha se krimi i organizuar sot është në mënyrë më të sofistikuar, më të modernizuar, dhe sipas Hoxhës kontrollon shoqërinë dhe bizneset. 
Featured image of article: ‘Bandat kriminale po kontrollojnë vendin’/ Lleshaj ‘përplaset’ me gazetarin Hoxha: S’është e vërtetë! Vrasjet jashtë-shtetit nuk llogariten… Sander Lleshaj

TIRANË– Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, së fundmi ka folur krimin e organizuar, vrasjet dhe veprat e tjera  penale si aksidentet apo kultivim lëndësh narkotike. I ftuar në emisionin “Opinion”, Ministri është shprehur se viti 2020, ka qenë viti më i mirë, me statistikat më të mira në 30 vite.

Ndërkohë, në këtë moment ka ndërhyrë edhe gazetari Artan Hoxha, i cili i tha Lleshajt se krimi i organizuar kontrollon shumicën e qyteteve shqiptare. Ai tha se krimi i organizuar sot është në mënyrë më të sofistikuar, më të modernizuar, dhe sipas Hoxhës kontrollon shoqërinë dhe bizneset.

Pjesë nga Biseda: 

Lleshaj: Nuk ka vrasje të njëpasnjëshme për ditë. Ato jashtë vendit nuk llogariten, janë jashtë juridiksionit tonë. Fenomeni nuk është në nivele shqetësuese, vetëm 49 vrasje për këtë vit. Në vlerat më të mira historike. Vrasje me 2019 kemi 13% më pak. Vrasje në familje 57% më pak se në 2019. Aksidente 15% më pak, viktima nga këto aksidente 18% më pak se në 2019. Nuk jemi në dramë. Edhe njëri po të vritet është problem.

Fevziu: Në Vlorë ka persona që janë zhdukur dhe s’po gjenden ende.

Lleshaj: Është bërë legjendë Vlora. Nuk rezulton të jetë numër i lartë.

Hoxha: Në shtator 2018 kemi publikuar videon e rrëmbimit të Elvis Troqes dhe u ndaluan rrëmbimet. Për 3 muaj më pas u zhdukën 3 persona. Për rastin e fundit të Ermal Ngucaj, që nuk është gjendur më, është fenomen kriminal i dukshëm. Ose prokurori bën dosje të tjera dhe ju hetoni persona të tjerë…

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokuroria ende edhe sot e kësaj dite nuk ka dhënë urdhër arresti për persona të implikuar në krime. Janë përmendur nga OFL kur filloi operacioni. Ata pranuan që kanë qenë në vrasje dhe jo vetëm. Për të tjerët s’ka urdhër arreste.

Lleshaj: Te Vlora, për të zhdukurit, cilësohet i zhdukur një person për të cilin ka denoncim në polici. Marrëdhëniet tona me prokurorinë e përgjithshme janë shumë të mira, por nëpër rrethe varion.

Hoxha: Ju thatë se në asnjë cep të Shqipërisë nuk ka kontrolle nga krimi. Por s’do të thotë se jemi në 1997, por në mënyrë më të sofistikuar. Kapin jetën shoqërore, bizneset. Policia në vitet e fundit në Elbasan ka zbuluar një nga një disa ngjarje, por problemi është ky, që nëse nuk ka bashkëpunim nuk ka sukses. Grupet kriminale po i ndërpresin financat njeri-tjetrit. Me ato para blihen mercenarët, armët, rekrutohen të varfër që me 5 lekë të vrasin.

Gazetari Hoxha i nxjerr faktet, në 3 kapje në Itali, Greqi dhe Mal të Zi, mbi 3 ton kanabis të kapur nga fqinjët.

Hoxha: Beteja me kanabisin nuk është policore, por politike.

Lleshaj: Shumë shqiptarë kanë emigruar dhe merren me kultivim kanabisi. Unë mbaj përgjegjësinë time.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment