SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Për Bamir Topin është e rëndësishme që gjithkush të thotë të vërtetën e tij. Si dëshmitar i disa prej ngjarjeve më të rëndësishme në politikën e pas viteve ’90, ish-Presidenti i Republikës, ka shumë për të treguar.
Në librin e tij “Nocturn: Kur arsyeja errësohet nga pushteti”, botim i “UET Press” ai rrëfen jetën e tij, që nga fëmijëria, studimet, puna shkencore, hyrja në politikë, duke arritur të ngjitet deri në numrin një të shtetit.
Po ashtu ai rrëfen për raportet personale me liderët politikë të 3 dekadave demokraci, që nga Ramiz Alia te Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta etj. Për Fatos Nanon, ish-presidenti thekson se pushteti i tij ishte liberal deri në shthurje, kjo sipas Topit e çoi dhe deri në largimin nga pushteti.
PËR FATOS NANON
Fatos Nano është njohur prej meje rreth 50 vite më parë, kur në rrugicën e shtëpisë sime “Zenel Baboçi” kalonte çdo mëngjes për të shkuar në gjimnazin “Sami Frashëri”. Bënte përshtypje, sepse nuk ndahej nga personi që më vonë do të bëhej bashkëshortja, Rexhina. Fatosi pa dyshim vinte nga një familje qytetare e intelektuale, me kërkesa të larta për rininë e viteve ’70.
Nga afër e kam njohur në Parlamentin e Shqipërisë, ku ndonëse herë pas here debati politik mund të ashpërsohej, klima e marrëdhënieve midis nesh mbeti tolerante. Pushteti i tij ishte liberal deri në shthurje, që e largoi nga pushteti në vitin 2005.
Bashkëpunimi dhe ndihma e tij në çastin e zgjedhjes sime si president konfirmoi bindjen se, pavarësisht krahëve të ndryshëm në politikë, Fatos Nano mbetet një politikan qytetar, jo inatçor, me kontribute për demokracinë shqiptare.
Nëse natyrës së tij tolerante do t’i bashkëngjitej vullneti për punë, rezultatet e tij do të ishin tepër të vlerësuara.
Kam përshtypjen që figurën e tij, sidomos pas daljes nga burgu, e shfrytëzuan një tufë karrieristësh dhe pa moral, që e shitën atë shumë shpejt dhe sot ata janë njerëz të rëndësishëm.
(Marrë nga Panorama)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas lajmeve se në Akademinë e Shkencave po përgatitet zgjedhja e Skënder Gjinushit, pa asnjë ka...
BRITANI– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Londër ka kryer një vizitë në Parlamentin britanik. Në një njoftim nga zyra...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar lidhur me pasojat e lëna nga protestat e fundit të opozitës para Kryeministrisë. (Lexo këtu)Me anë të një postimi...
Tiranë- Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj ish-presidentit Bamir Topi pasi ky i fundit shkruan në librin e tij se e futi në politikë pasi ishte punon...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i është përgjigjur sërish kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Në një reagim në Facebook, Malaj shkruan ...
Tiranë- Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ndaj Drejtori të Burgjeve, Agim Ismalit dhe është shprehur se ai ka një të kaluar të errët dhe se vazhdon akoma me sha...
TIRANE- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka reaguar për herë të parë pas incidentit që ndodhi në hyrjen e pallatit të tij, më 11 maj, ku disa të ...
CËRRIK– Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në 76-vjetorin e themelimit të Batalionit partizan “Dumrea” ka folur sërish për bashkëpunim mes palëve për zgjid...
Dje në Opinion Kryeministri bëri një rrëfim të papritur.Ndërsa diskutohej për shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, Edi Rama...
Kryeministri doli mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, një natë pasi studio mori shkëlqimin nga prania e Kujtim Gjuzit. I qetë, me një dashamirësi të çuditsh...