Aktualitet

Balluku vizitë në Qendrën e Monitorimit në portin e Durrësit: Plani i madh i qeverisë është kontrolli i trafikut detar nëpërmjet radarëve

VIDEO
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizitoi sot Qendrën Ndërinstitucionale të Monitorimit dhe Komandimit të Sistemeve të Sigurisë në portin e Durrësit. gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se plani i madh i qeverisë është kontrolli i trafikut detar nëpërmjet radarëve.
Featured image of article: Balluku vizitë në Qendrën e Monitorimit në portin e Durrësit: Plani i madh i qeverisë është kontrolli i trafikut detar nëpërmjet radarëve Belinda Balluku

DURRËS- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, inspektoi sot Qendrën Ndërinstitucionale të Monitorimit dhe Komandimit të Sistemeve të Sigurisë në portin e Durrësit, e cila do të kompletohet gjatë gushtit. Balluku gjatë vizitës së saj bëri me dije, se po punohet gjithashtu për krijimin e një qendre të monitorimit të trafikut rrugor.

Më tej ajo shtoi, se plani i madh i qeverisë është kontrolli i trafikut detar nëpërmjet radarëve, si e bëjnë vendet e BE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Porti i Durrësit është një nga entitetet që nuk ka pësuar ulje të përpunimit të mallrave dhe lëvizjes së mjeteve detare. Po punojmë edhe me policinë e shtetit, për të krijuar një qendër të monitorimit të trafikut rrugor. Porti i Durrësit po bëhet një shembull i mirë duke pasur të gjithë kontrollin e territorit, me shpresë për të realizuar planin e madh të kontrolit të trafikut detar nëpërmjet radarëve“, u shpreh Balluku ndër të tjera.

Salla e re operative, është e pajisur me sistem alertimi për këmbësorë dhe mjete lundruese, për regjimet e hyrje daljeve dhe servera me kapacitet regjistrimi më të lartë. Gjithashtu do të shtohen edhe 150 kamera të tjera, duke e çuar totalin në 250.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment